LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy në arrati

2 Mars 2019, 10:52, Aktualitet CNA
Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy

Një gomonone, 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë janë sekuestruar nga Policia në Fier.

Sukuestrimi është bërë pas dyshimeve që kishte Policia se mjetet motorike dhe lundruese po përdoren për trafikimin e lëndëve narkotike.
Policia njofton se në fshatin Qarrë,  se mjetet u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan pranë banesës së shtetasit L.M.

Si rezultat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D, banues në Fier, pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale./CNA.al

Lajmet e fundit nga