Connect with Us

Incident në zonën e “Astirit”/ Makina përplas dy protestues

Aktualitet

Incident në zonën e “Astirit”/ Makina përplas dy protestues

Publikuar

-

Një incident ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku po zhvillohet protesta e banorëve.

Mësohet se një person është futur me makinë në mes të turmës së qytetarëve duke plagosur dy prej tyre.

Menjëherë pas ngjarjes personi ka ikur me shpejtësi, ndërsa banorët i kanë bërë thirrje Policisë që marrin masa për të arrestuar sa më shpejt personin në fjalë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Vrasja e Everest Çakës/ I iku policisë me pranga në duar, flet i arratisuri

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin ku mbeti i vrarë Everest Çaka. Shumë persona u shoqëruan në polici sit ë dyshuar. Një ndër ta ka qenë edhe Mirjan Dedja, 37 vjeç.

Dedja u shoqërua nga policia e Elbasanit teksa po qëndronte në banesën e tij për dyshimet se mund të ishte i implikuar për vrasjen e Everest Cakës. Ai u mbajt më tepër se 36 orë në komisariat dhe ndonëse dha deklaratë ku tregon të gjithë alibinë dhe i tregon policisë së Elbasanit të gjithë itinerarin e asaj dite për të cilën 37-vjeçari këmbëngul se ka kamera sigurie që vërtetojnë të gjithë agjendën e tij gjatë kësaj dite. Në përfundim të më se 36 orëve u arratis nga policia e Elbasanit.

Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha ai i jep apel policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe çdo autoriteti të drejtësisë që të angazhohen seriozisht për të zbardhur ngjarjen pasi sipas tij kishte miqësi me Everest Ibrahim Cakën dhe ka ardhur nga Spanja për të ndihmuar vëllain e tij të ekstraduar dhe anëtarët e familjes.

LEXO EDHE:  Nis me incidente protesta në shesh/ Protestuesit brohorasin Bashën: IK IK

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/Qindra autobuzë drejt Tiranës

E kam pasur shok Everestin dhe kaq. Më kanë mbajtur 36 orë në polici. Ia kam thënë me detaje se ku kam qenë, kam qenë tek burgu se më është ekstraduar vëllai nga Italia. I thashë kam qenë në Myslym Shyr dhe nga aty kam qenë në Elbasan, nga Elbasani në Tiranë dhe aty jam takuar me një shokun tim. Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal. I kam të gjithë shokë. Njerëzit që kanë konflikte me njëri-tjetrin nuk dua t’ia di fare se çfarë bëhet në Elbasan. Kam ardhur nga Spanja vetëm për vëllain tim sepse ka të drejtë t’i ulet dënimi me ligjin shqiptar sepse unë interesohem për familjen time. Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prap”, tha Mirjan Dedja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I akuzuar për korrupsion/ Sekuestrohen mbi 51 milion lekë dhe 177 mijë euro, mjekut Edvin Prifti

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë në emër të mjekut Edvin Prifti duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 Lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, në ngarkim të të hetuarit E. P. (aktualisht nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale), i dyshuar për kryerjen e veprave të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të shtetasit E.P. dhe subjekteve tregëtare të krijuar prej tij (Persona Fizik). Falë një hetimi intensiv u grumbulluan prova që krijojnë dyshime se nga ana e të hetuarit është ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të shtetasit E.P. apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se ky shtetas kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë.

LEXO EDHE:  PD në protestë/ Gurakuqi: Shkodra njeh vetëm dekretin e presidentit

LEXO EDHE:  Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës/ Kërcënojnë me vetëgjyqësi

Nisur nga sa më sipër, duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e të hetuarit E. P. (në llogarinë personale apo të PF të krijuar prej tij) janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.150 datë 11.05.2021, ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të shtetasit E. P. apo subjekteve tregëtare në pronësi të tij në shumat:

Sekuestrimin e shumës 51.479.368 Lek.

Sekuestrimin e shumës 177.497 Euro. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u konfirmuan të premten dy viktima nga koronavirusi dhe 49 raste të reja të të infektuarve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se një rast i vdekjes u regjistrua në Mitrovicë dhe një në Vushtrri.

Sipas tij, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,835 mostrave. Shifra prej 49 i bie që dy për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,803, i viktimave në 2,220 dhe i të shëruarve në 99,097.

LEXO EDHE:  Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës/ Kërcënojnë me vetëgjyqësi

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/Qindra autobuzë drejt Tiranës

Raste aktive aktualisht janë 5,486. Në Kosovë është në zhvillim e sipër faza e dytë e vaksinimit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike. REL

LEXO TE PLOTE