LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve një “çadër” e dytë?/ Aleati “shuplakë” Bashës

2 Mars 2019, 13:34, Aktualitet CNA
Djegia e mandateve një “çadër” e dytë?/ Aleati

Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, parti Aleate e PD-së, ka shprehur rezerva në drejtim të vendimit të Lulzim Bashës, për të djegur mandatet e deputetëve.

Në një intervistë për CNA.al, Roshi tha se edhe pse partia që ai drejton është pjesë e koalicionit Opozitar, nuk është pyetur nga Basha qoftë edhe formalisht në lidhje me këtë vendim.

?Si instikti i një Opozitari genetik, por edhe i formësuar kundës filozofisë së majtë të Marksit e Rusoit, them mjaft që është kundër mazhorancës së majtë, por po të gjykojmë na duhet të arsyetojmë ftohtë.

Balli Kombëtar Demokrat është pjesë e koalicionit Opozitar dhe qoftë dhe formalisht nuk kemi dhënë mendimin tonë, sepse këtu praktika politike si në mazhorancë, përdreq edhe në Opozitë ka trajektoren e mentalitetit të së shkuarës, atë të fuqisë së pushtetit që shoqërohet nga mospërfillja dhe arroganca dhe jo të lirisë së mendimit.?-tha Artur Roshi.

Më tej, ai paralajmëroi se kjo duket si një çadër e dytë e Lulzim Bashës, dhe duhet parë sesi do përfundojë.

?Nga ana formale është një akt politik masovik-revolucionar që udhëhqësit barazohen në vuajtje me popullin,ndërsa nga ana përmbajtësore është një ?Çadër ? tjetër nisur nga qëllime pozitive si ?Vota e Lirë?,por që duhet pritur si mbaron.

Në qoftë se nuk mbaron mirë do ta dëmtojë Opozitën deri diku sa ?Çadra?.

Kjo vendim-marrje nuk ka përfillur parimet e funksionimit të demokracive perëndimore, por të faktorizimit nëpërmjet forcës që është karakteristik i mendimit të së majtave në botë.?-u shpreh Artur Roshi.

Gjithashtu ai u shpreh se këtë situatë politike do e zgjidhin ndërkombëtarët si arbitra dhe jo opozita.

?Përfundimisht këtë situatë do e zgjidhin ndërkombëtarët si arbitra dhe jo ne, kështu mendoj se sfida e Opozitës është të garantojë mbështetjen e tyre duke argumentuar mungesën e ?Votës së Lirë? si gangrena që po gërryen shoqërinë tonë dhe e mban atë të ngërthyer në prapambetjen e trashëguar.?-tha Artur Roshi gjatë një interviste për CNA.al.

Aleati i Bashës pranon mandatin e deputetit?

Lajmet e fundit nga