LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialog me Ramën?/ Basha: Bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve

2 Mars 2019, 11:31, Aktualitet CNA
Dialog me Ramën?/ Basha: Bëhet fjalë për fatin e

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka apeluar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

“T’i japim fund një Qeverie të lidhur me krimin dhe të kemi një Parlament të zgjedhur nga populli”, ka thënë Basha, pas mbledhjes së kryesisë.

I pyetur nëse do të pranojë dialogun me Qeverinë, për të dalë nga kjo situatë, Basha ka thënë se s’ka me kë të dialogojë.

“Me këtë të dialogosh, me  Dakon? Nuk bëhet fjalë vetëm për fatin e një partie politike, por për fatin e shqiptarëve. Vendi është në emergjencë kombëtare dhe ka nevojë për një zgjidhje kombëtare dhe jo për të mbajtur në pushtet një Qeveri të lidhur me krimin”, ka thënë Basha.

Më tej ai ka sulmuar ndërkombëtarët, pasi sipas tij nëse do vidheshin vota në vendin e tyre, vjedhësit do të shkonin në burg./CNA.al

Lajmet e fundit nga