LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 përdorime të zgjuara & disa jo të zgjuara të uthullës së mollës

2 Mars 2019, 20:15, Aktualitet CNA
8 përdorime të zgjuara & disa jo të zgjuara të

Uthulla e mollës bën mrekulli që nga zbutja e lëkurës, pastrimi i poreve, shkëlqimi i flokëve e deri tek eleminimi i erës së keqe të këmbëve. Ja disa raste kur ju vjen në ndihmë:

1. E bën lëkurën më të butë; mjafton të hidhni një gotë me uthull molle në vaskë dhe të qëndroni për pak çaste. Lëkura do të jetë më e pastër, do të largohen qelizat e vdekura dhe do të vini re se trupi do të jetë më i butë.

2. Pastron pikat e zeza; duke balancuar pH e lëkurës, uthulla largon papastërtitë e krijuara nga yndyra e tepër në lëkurë. Përzieni 1 lugë krem hidratues dhe 1 lugë çaji me uthull molle dhe lëreni të veprojë në zonat problematike për disa minuta. Më pas pastrojeni me ujë të bollshëm.

3. Shërben si dezinfektues pas depilimit; me një pambuk të pastër lyeni zonat e depiluara dhe do të vini re që s?do të keni skuqje dhe do të shmangni daljen e qimeve nën lëkurë.

4. Ndihmon në eleminimin e zbokthit; hidhni 1-2 filxhanë me uthull molle në një shishe me 1 litër ujë dhe lyeni flokët. Më pas thajini flokët. Mos kini merak për pjesën e erës, pasi nuk do të ndihet aspak. Flokët do të jenë gjithë shkëlqim gjithashtu.

5. Pastron furçat e makeup-it; shumë njerëz përdorin ujë e sapun për pastrimin e furçave të makeup-it, por përdorimi i uthullës do t?i pastrojë duke zhdukur gjithë papastërtitë dhe bakteret.

6. Maksë rigjeneruese për lëkurën; bëni bashkë 2 lugë me uthull, ujë dhe vaj ulliri dhe me anë të një pambuku të pastër, vendoseni në lëkurë. Pas 15-20 minutash, pastrojeni me ujë të bollshëm.

7. Largon erën e keqe të këmbëve; 1 filxhan me uthull molle dhe 3 gota ujë bëjnë mrekulli për të larguar aromat e pakëndshme. Mjafton që t?i lyeni këmbët dhe t?i lani pas 20-30 minutash.

8. Mund të lehtësojë pickimet e insekteve; bëni një banjë dhe hidhni 2 filxhanë uthull molle. Pickimet do të lehtësohen ndjeshëm.

MOS e përdorni për:

– Për të zbardhur dhëmbët apo për të pastruar furçën
– Për të qetësuar fytin e acaruar
– Për të rregulluar problemet në tretjen
– Për të pastruar plagët

Lajmet e fundit nga