Connect with Us

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

Kryesore Show Biz

10 shqiptarët më të ndjekur në Instagram

Publikuar

-

1. Enca ishte e para shqiptare që arriti të kapte shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, ku së fundmi arriti edhe një rekord të ri duke numëruar më shumë se 2 milionë të tillë. Momentalisht, Enca është më e ndjekura në Instagram (2,032,708).

2. Pas Encës, Luana Vjollca është e dyta që ka arritur të grumbullojë 1.4 milion ndjekës. Saktësisht 1,446,404.

3. Noizy dhe Ledri janë pak a shumë me numër të njëjtë fansash, me një diferencë të vogël. Noizy numëron 1,323,852 dhe renditet në vend të tretë.

4. Ndjekësit e Ledri Vulës kapin shifrën  1,318,686.

5. Xhensila Myrtezaj, që pak para se të bëhej nënë ishte tepër aktive në muzikë, mbyll Top5 me 1,264,813 ndjekës. “Cika Cika” me Ardian Bujupin u kthye në hitin e verës në Shqipëri dhe suksesi arriti të depërtonte edhe në vende si Gjermania dhe Zvicra, ku Ardiani është prej kohësh aktivë.

6. Shumë pranë Xhensilës në renditje është Loredana, që fillimisht u bë e njohur si e dashura e Mozzik-ut, ndërsa sot numëron më shumë ndjekës se ai: 1,264,579. Loredana i është përkushtuar muzikës prej pak kohësh çka dëshmon edhe rritjen në mënyrë të ndjeshme të ndjekësve në Instagram.

7. Me 1,213,472 ndjekës, në vendin e shtatë është Elvana Gjata, që përveç fansave në Shqipëri numëron edhe ndjekës të huaj për shkak të bashkëpunimeve me artistë ndërkombëtarë si producenti i mirënjohur Poo Bear, DJ i famshëm David Guetta, reperi Ty Dolla $ign etj.

LEXO EDHE:  Situata është dëshpëruese/ Ish-ministri i Ramës thirrje opozitës dhe shqiptarëve

8. Dhurata Dora ka për momentin 1,150,056 ndjekës. Kohëve të fundit ajo ka qenë tepër aktive përmes videoklipeve dhe koncerteve të shumta.

9. Në vendin e nëntë qëndron Dafina Zeqiri me 1,143,452 ndjekës. Para disa kohësh, Dafi nuk ishte shumë aktive në projekte muzikore, megjithëse së fundmi ka publikuar disa videoklipe dhe i është rikthyer koncerteve në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

10. Top10 mbyllet me Kidën që momentalisht ka 1,120,995 ndjekës. Prej kohësh Kida nuk i është ndarë videoklipeve të vazhdueshme, shoqëruar me koncerte të shumta në Shqipëri, Kosovë dhe jo vetëm.

Artistë të tjerë që kanë më shumë se 1 milion ndjekës janë Ermal Mamaqi dhe Marina Vjollca. Shumë pranë grupit të “1 milionshit” janë Mozzik (983 mijë) dhe Bes Kallaku (910 mijë). Melinda dhe Tayna janë afër gjithashtu, përkatësisht me 779 dhe 749 mijë ndjekës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë për trafik droge, ja identitetet

LEXO EDHE:  Foto +16/Demi Rose "nxeh" Instagramin me fotot provokuese

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Ja traditat e veçanta për Vitin e Ri që i bëjnë vetëm shqiptarët

LEXO EDHE:  Ja traditat e veçanta për Vitin e Ri që i bëjnë vetëm shqiptarët

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Ja traditat e veçanta për Vitin e Ri që i bëjnë vetëm shqiptarët

LEXO EDHE:  Itali/Arrestohen dy shqiptarë vidhnin natën e Krishtlindjeve

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: