LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita në Egjipt/ Ilir Meta: I impresionuar nga projektet ekonomike në këtë rajon

1 Mars 2019, 18:41, Aktualitet CNA
Vizita në Egjipt/ Ilir Meta: I impresionuar nga projektet ekonomike në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndodhet për një vizitë zyrtare në Egjipt, nga ku ka vizituar Kanalin e Ri të Suezit. Në një postim në rrjetet sociale, Z. Meta shprehet se është i impresionuar nga vizita në Kanalin e Ri të Suezit, si dhe nga projektet për zhvillimin ekonomik në këtë rajon.

Postimi i plotë:

I impresionuar nga vizita në Kanalin e Ri të Suezit, si edhe nga projekti ambicioz i ndërtimit të Zonës së lirë Ekonomike në këtë rajon.

Kanali i Ri i Suezit projekt gjigand me impakt të madh në transportin detar botëror dhe për zhvillimin e Egjiptit. I rëndësishëm bashkëpunimi në të ardhmen mes autoriteteve të porteve të dy vendeve. / CNA.al

Lajmet e fundit nga