Connect with Us

Parashikimi i astrologes Meri: Kjo shenjë horoskopi do të fejohet!

Aktualitet

Parashikimi i astrologes Meri: Kjo shenjë horoskopi do të fejohet!

Publikuar

-

Astrologia Meri ka dhënë një surprizë të bukur për një nga shenjat e horoskopit, e cila sipas saj do të ketë risi në jetën private pasi do të fejohet shumë shpejt:

Dashi

Një përpjekje e bukur sot dhe qëllim i fuqishëm në çështjet ekonomike të cilat me sa duket mund të marrin nje frymëmarrje.

Demi

Jeni në një ditë me fat takimesh flertesh dhe shtrëngim duarsh për marrëveshje të mira në jetën personale e më gjerë.

Binjaket

Mund të fuqizoni pozicionin tuaj duke qetësuar frikën dhe kundërshtarët të cilët vetëm sot mund të bëhen të mirëkuptueshëm me ju dhe të arrini një marrëveshje.

Gaforrja

Një përkrahje ju vjen mga miqtë, të afërmit dhe do arrini që me kontributin e të gjithëve dhe punën tuaj propagandistike të fitoni një shkollë, diplomë apo marrëveshje. Lajm i mirë në një fejesë.

Luani

Situata e acaruar nervore dhe porblematike në familje sot qetësohet dhe lajmet vijnë të mira edhe ne planin ekonomik dhe personal.

Virgjeresha

Sot do arrini një sukses të vërtetë në luftën tuaj të gjatë për të vendosur lidhje dhe kontaktet e humbura me dikë të dashur apo me disa partnerë të rëndësishëm në punë.

Peshorja

LEXO EDHE:  E paparashikueshme/ Karakteristikat e Peshores

Në fushën e shpenzimeve sot u bëhet fre ndikimeve negative dhe të pashpjegueshme të cilat ju sillnin vetëm paqartësi dhe harxhime të teperta.

Akrepi

Antagonizmi sot kthehet në dashuri apo ju çon drejt nje zgjidhjeje të zgjuar për të ruajtur një marrëdhënie të rrezikuar dhe për ta bërë frymëzuese dhe të fortë.

Shigjetari

Do të ndjeheni më pranë një ëndrre në çështjet familjare ku do të arrini sukses në një blerje banese, ndërtim apo fuqizim biznesi familjar.

Bricjapi

Të qenit shumë zotërues dhe dominant në çështjet personale sot do dominohet nga logjika, komunikimi, fantazia dhe realizimi i një takimi interesant.

Ujori

Në fushën ekonomike do të arrini një sukses i cili do të vijë edhe si rezultat i një pozicionimi të mirë në karrierë pas një lufte të madhe.

Peshqit

Natyrisht që sot ngrihen urat e komunikimit të bashkëpunimit dhe të afrimitetit me njerzit tuaj të dashur apo që ju interesojne në karrierë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sllovakia pezullon dozat e para të AstraZeneca-s

Publikuar

-

Nga

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë, vdiq nga mpiksja e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s.

Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.

Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas astrologut italian/ Si do të jetë dita e sotme për të gjitha shenjat e zodiakut

LEXO EDHE:  Horoskopi i dashurisë/ Çfarë kanë rezervuar yjet për të dashuruarit këtë javë?

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila për disa javë u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Danimarka e ka pezulluar AstraZeneca-n plotësisht, ndërsa ekspertët në Britani kanë rekomanduar që njerëzve nën 40 vjeç t’u jepet një vaksinë alternativë.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar mbi 386,000 raste me koronavirus dhe 12,077 viktima./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Publikuar

-

Nga

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Lulzim Basha ka nisur turin e humbjes në çdo qytet për mosnjohjen e zgjedhjeve në ato qarqe që nuk arriti dot të fitonte.

Basha vijon të mashtrojë qytetarët dhe tu hedh hi syve me kaseta të regjistruara, duke e promovuar si live.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në një prononcim ekskluziv për CNA.al u shpreh se turi i takimeve të Bashës nuk është gjë tjetër përveçse një fushatë personale, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia.

Hoxha theksoi më tej se dosjet dhe provat që kanë dërguar në KQZ juristët e PD, të cilët i cilëson si “stazhistët e Eduarta Halimit”, nuk do të arrijnë të ndryshojnë asnjë gjë. Ish nënkryetari i FRPD tha se Basha i njeh zgjedhjet dhe humbjen, por sipas tij ka halin se mos ngelet pa karrige.

Turi i takimeve të Lulzim Bashës nuk është asgjë tjetër përveç fushatës personale për të mobilizuar militantët e tronditur nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha shkon në takime dhe u thotë strukturave se ne nuk njohim zgjedhjet dhe se do ketë luftë me shumë fronte, por në asnjë rast nuk thotë se nuk do betohet në Parlamentin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kjo hipokrizi, e cila vjen pas 8 vitesh opozitë dhe 4 të tjerave që duhet të vijnë, nuk njeh kufij.

Nëse i lamë mandatet pas video skandalit të publikuar nga Bild, po sot që kemi dërguar gjysmën e stazhierëve të Ed Halimit në KQZ me dosje dhe prova të prezumuara, a nuk kemi mjaftueshëm arsye për të mos njohur zgjedhjet? Kjo nuk do të ndodhë sepse Basha i njeh zgjedhjet dhe e njeh mirë humbjen që na ka shkaktuar. Ai vetëm nuk pajtohet dot me faktin se do ngelet pa karrige”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Bëjnë gjithçka për partneren e tyre/ Burrat më tërheqës sipas shenjës së horoskopit

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor/ Paolo Fox tregon se çfarë do të ndodhë sot me 12 shenjat e zodiakut

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej për CNA.al se i gjithë ky aksion butaforik i Bashës është thjesht dhe vetëm një teatër kukullash, ndërsa ka sfiduar kreun e PD që të përballen me argumente me njëri-tjetrin.

I gjithë ky aksion butaforik, ku vetëm ai flet dhe materiali regjistrohet nga zyra e shtypit të PD, është një teatër kukullash. Nëse Basha vërtet dëshiron të dëgjojë edhe mendimet ndryshe, siç ai pretendonte në videon e shpërndarë të aktivitetit të djeshëm në Durrës le të japë njoftim për orën dhe vendin se unë personalisht do të shkojë të përballem me argumenta me të. Basha e ka frikë përballjen me demokratët ndaj dhe fshihet pas aktiviteteve të pararegjistruara me anëtar dhe militant të bindur. Kjo nuk është demokracia dhe ky nuk është një model transparent dhe fitues.

Unë mendoj se ekipi i juristëve të PD ka të gjitha mundësitë të ndjekë procesin e kontestimeve dhe ankimimeve edhe nëse në PD nuk do të ketë një Kryetar. Ikja nga debati i brendshëm dhe mos mbajtja e përgjegjësisë duke u fshehur pas parullave për mosnjohje zgjedhjesh nuk është zgjidhje”, u shpreh Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas rëndë 60-vjeçaren në Vlorë/ Transportohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin! Transportohet në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë e tipit Audi ka përplasur një këmbësore. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe e plagosura është shtetasja me iniciale V.Z . 60 vjeç.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit me iniciale F.H. si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar  këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

  Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Horoskopi i dashurisë/ Çfarë kanë rezervuar yjet për të dashuruarit këtë javë?

LEXO EDHE:  Çfarë shoqeje jeni sipas shenjës së horoskopit

 

LEXO TE PLOTE