Connect with Us

Paralajmërimi i Rusmalit në 2017/ Marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet e çuditshme ndjellin katastrofë

Aktualitet

Paralajmërimi i Rusmalit në 2017/ Marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet e çuditshme ndjellin katastrofë

Publikuar

-

"Unë president, ti kryeministër"/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Nga ILIR RUSMALI*

– Sot fushatës zgjedhore të dy mijë e shtatëmbëdhjetës i vihet kapaku. Liderët politikë nga nesër nisin të qërojnë zërin dhe të harrojnë gradualisht premtimet. Zgjedhësit nesër qërojnë mendjen dhe bëhen gati të sillen si shtetarë.

Këtë privilegj e kanë vetëm për një ditë, ndaj s’guxoj dot ta lë këtë reflektim për nesër. Për profesion a për forcë zakoni e kam përcjellë këtë fushatë sa kam mundur dhe jam përpjekur të krijoj një ide për tiparet e saj. Më ka mbetur në mendje një fjali e Kryeministrit, i cili përpara pak ditëve e cilësonte fushatën si “fushatë e çuditshme”.

Arsyetimi i tij i shërbente interesit të tij. Për të, fushatën e bënte të çuditshme roli i Ilir Metës dhe asgjë tjetër. Për mua sjellja e Metës mund të jetë ose e ligjshme, ose e paligjshme (zgjidhni e merrni), por nuk mund të jetë “e çuditshme”. Rama e Meta janë të dy “kafshë politike”, i përkasin së njëjtës “stallë”, ndaj nuk mund veçse të sillen politikisht. Pavarësisht nga kjo kundërshti, nuk më hiqet nga mendja përcaktori “i çuditshëm” i Kryeministrit.

Historia përcaktorin “i çuditshëm” e ka përdorur në mënyrë inçizive në një rast tjetër të famshëm, për një ngjarje madhore dhe me impakt ndërkombëtar, e cila u shtri në periudhën midis viteve 1939-1940, kur Franca dhe Anglia i shpallën luftë Gjermanisë, sapo kjo e fundit pushtoi Poloninë. Atëkohë, lufta e shpallur u quajt “Drôle de guerre-Luftë e çuditshme”, sepse kishte luftë, por nuk bëhej asnjë betejë.

Pastaj nuk kaloi shumë dhe lufta e çuditshme u kthye në luftën e tmerrshme që njohim nga historia. A shërben paralelizmi me luftën pa beteja që edhe zgjedhjet tona të marrin përcaktorin “i çuditshëm”? A ka në këtë histori diçka më shumë sesa arsyetimi në frëngjisht, në gjuhën e preferuar nga ana e Kryeministrit shqiptar dhe asociacioni instinktiv me fjalën drôle?

A ka arsye të mjaftueshme që zgjedhjet tona t’i quajmë drôle d’election? Zgjedhjet janë garë. Të tilla ishin dhe këtë herë. Veçse këtë herë ato nisën si garë, por nuk regjistruan konkurrues. Opozita refuzoi pjesëmarrjen, deri një muaj para datës së zgjedhjeve. Kryeministri kishte disa muaj që kishte shpallur “luftën” elektorale, por “beteja” nuk bënte dot. Opozita nuk i dilte dhe nuk i doli kurrë përballë, sepse opozita kishte marrë tjetër shteg.

Opozita ishte në shtegun e marrëveshjes (qeveri teknike, shtyrje e datës së zgjedhjeve). Në këtë shteg e tërhoqi edhe Kryeministrin. Po të ishin për “luftë”, do t’i ishin nënshtruar menjëherë “rregullores së luftës”, Kodit Zgjedhor. Ishin për pakt, ndaj iu nënshtruan “rregullores së paqes”, marrëveshjes dypalëshe. Në këtë shteg dalin nga pak çdo ditë, sa herë në fushatë futen ministrat teknikë, sa herë hedhin dhe presin me njëri-tjetrin fjalën “bashkëqeverisje”, sa herë bashkohen në miqësitë dhe armiqësitë e njeri-tjetrit.

Kjo garë pa konkurrim është njëlloj si lufta pa beteja, është drôle. Marrëveshjet politike në vetvete nuk janë të këqija, sa herë ato i shërbejnë dhe respektojnë interesin publik (sidomos kur kapërcejnë mbi interesin e palëve në marrëveshje). Marrëveshja e 18 majit riktheu opozitën në proces, i dha asaj mundësinë që të regjistrohej në garë. Edhe nëse qëllimi i saj duket se është rregullimi i vijës së sjelljes së opozitës pas zgjedhjeve, në përputhje me vizionin e Kryeministrit për sjelljen që duhet të mbajë opozita karshi tij (perifrazuar nga biseda televizive e Kryeministrit Rama me gazetarin Ylli Rakipi, datë 19.06.2017), fakti që opozita u fut në zgjedhje formon pa dyshim një efekt pozitiv për vendin.

LEXO EDHE:  Mbajtja e maskës me detyrim/ Habit Rama: Unë e bëj vetë në shtëpi

Por një anë është të lejosh regjistrimin e konkurrentëve në zgjedhje dhe një anë tjetër është t’u japësh atyre kohën e mjaftueshme për të bërë fushatë dhe për të arritur efektivisht te zgjedhësit. Marrëveshja nuk i la kohë opozitës as për të bërë nxehje. Ky konkurrim në Zeitnot është njëlloj si ta mbyllësh luftën pa thënë dot urra! Ky konkurrim është drôle. Gara këtë herë nisi me marrëveshje të re dhe historike, me marrëveshjen që do të garantonte, të paktën sipas opozitës, standardin e zgjedhjeve, por në fakt u zhvillua tërësisht sipas zakonit të vjetër.

Fushata nuk la mangët asnjë nga akuzat për presione, manipulime, shitblerje, kërcënime dhe dhunë që jemi regjur së dëgjuari në zgjedhje të shkuara. Si dhe në zgjedhje të shkuara nuk pati asnjë reagim të mirëfilltë institucional për sqarimin dhe zbardhjen e akuzave. Loja e aktorëve u përsërit pa asnjë bjerrje apo harresë, sipas të njëjtit skenar. Fushata pati shumë lekë, por nuk pati shpenzime, pati përballje, por nuk pati debat, pati ide, por nuk pati programe, u shfaq si kacafytje njerëzish të mëdhenj, por të gjithë ata u morën vetëm me vogëlsira, pati gallatë, por asfare seriozitet, pati gallatë, por kripën e kishte pa karar.

Zgjedhje që ngrihen mbi marrëveshje historike, por që mbyten nga histori banale si këto, nuk mund të jenë veçse të çuditshme. Në këto zgjedhje palët janë të rreshtuara fort për betejë, por të gjitha duket sikur janë në njërën anë të frontit. Zgjedhje të çuditshme! Unë nuk mund ta di se ç’qeverisje na pret pas këtyre zgjedhjeve. Do jetë e mirë, do jetë e çuditshme, apo do jetë e tmerrshme?

Në çdo rast do jetë qeveria që unë dhe ju meritojmë, ndaj e pres i qetë dhe pa emocion rezultatin. Vetëm një gjë më shqetëson: Në vitin 1940 lufta që opinioni publik e etiketoi me elegancë si drôle de guerre u kthye në luftën e tmerrshme që njohim nga historia. Nëse zgjedhjet që po mbyllim sot i mirëpresim dhe përshëndesim me të njëjtën elegancë si zgjedhje të çuditshme, mund të mos kemi shans nesër që të shpëtojmë nga tmerri i tyre. Publikuar në 2017./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Të gjithë gazetarët kundër Bashës

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  “Leskua pi raki e del e flet përçart”/ Rama thumbon Leskajn e Metën: E ka bërë Nishanin të duket si Jefferson

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Basha: Do anuloj të gjitha koncesionet, nga Check-up deri tek stadiumi

LEXO EDHE:  Basha: Do anuloj të gjitha koncesionet, nga Check-up deri tek stadiumi

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Basha: Do anuloj të gjitha koncesionet, nga Check-up deri tek stadiumi

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha zbulon aksionin e opozitës

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE