LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit Patozi/ Këshillë falas për filozofët e revolucionit

1 Mars 2019, 17:39, Aktualitet CNA
Nga Astrit Patozi/ Këshillë falas për filozofët e

Në një postim në rrjetet sociale ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi shprehet se nga ata që po marrin mandatin me të njëjtën lehtësi siç e dogjën paraardhësit e tyre, nuk do të ketë as heronnj e as tradhëtarë. Sipas Patozit ajo që duhet të ndodhë është shembja e një sistemi të kalbur politik.

Postimi i plotë:

NJË KËSHILLË FALAS PËR FILOZOFËT E REVOLUCIONIT

Për filozofët e revolucionit, që, sipas tyre ka nisur në Shqipëri, kam vetëm një këshillë: Ta marrin me të qetë dhe të mos mërziten shumë nga këta të vijimit të listës, që po pranojnë të shkojnë në parlament.

Sepse është e njëjta gjë. Ata po e marrin mandatin me të njëjtën lehtësi që ata të tjerët para tyre e dogjën.

Ndaj mos kërkoni, as heronj dhe, as tradhtarë, tek të dy kategoritë, sepse nuk ka të tillë. Aq më e theksuar është kjo tek Lista e Lulit, për të cilën, ngaqë është edhe edhe de jure e gjitha personale, dhe po të duash, nuk ke kë bën përgjegjës tjetër.

Nëse doni të shihni realisht diçka pozitive tek kjo që po ndodh, e keni mu përpara syve. Është kriza e një sistemi të kalbur politik, i cili duhet shembur një orë e më parë, qoftë edhe sikur të ishte vetëm kjo arsye./ CNA.al

Lajmet e fundit nga