LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Qan për varfërinë/ Monika Kryemadhi me garderobë miliona euro?

1 Mars 2019, 10:57, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në çdo dalje të saj publike, kryefjalë ka ?varfërinë e shqiptarëve?.

Jo vetëm ?qan? për varfërinë, por madje gjatë protestës së dy ditëve më parë, Monika Kryemadhi i çuditi të gjithë me deklaratën e saj, kur tha se edhe ajo qenka si populli.

Burrin president, me vilë në Gjirin e Lalzit, me fëmijët që i studiojnë jashtë Monika Kryemadhi na qenka si populli.

Pak kohë më parë, CNA.al zbardhi pasurinë e ciftit Meta-Kryemadhi, të cilët sipas atyre që kanë deklaruar vetë në ILDKPKI, rezultojnë me një pasuri me vlerë prej miliona eurosh.

Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndonëse nuk kanë asnjë biznes, gjithnjë sipas asaj që kanë deklaruar, rezultojnë milionerë. Për këtë ju sjellim linkun më poshtë.

Por, ka edhe një tjetër detaj. Vetëm garderoba e Monika Kryemadhit, ka shifra që shqiptarët e thjeshtë rrezik nuk i shohin as në ëndërr.

Ajo që bie në sy në daljet e saj publike, është pikërisht edhe veshja e kryetares së LSI-së.

Pak vite më parë, Monika Kryemadhi nuk mund ti shpëtonte vëmendjes mediatike, ndërsa u shfaq në një aktivitet, me një fustan i cili kushtonte 5.146 paund anglez, ose afërsisht 7 mijë euro. Ai është mëndafsh i zbukuruar me gurë të çmuar dhe në koleksionin e tij ka çmimin 5.146 paund, ose afërsisht 7 mije euro.

Por, edhe vitet e fundit, nuk ngelet pas. Në nëntor 2018, opozita e bashkuar ka zhvilluar një bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Veshja e zonjës Kryemadhi në këtë aktivitet shkonte sa rroga e një muaji si deputete.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se xhaketa e zonjës Kryemadhi kushton rreth 483 euro, ndërsa fundi kushton 319 euro.

Pra, në total kostumi i deputetes Kryemadhi shkon pothuajse sa rroga e saj mujore, pra rreth 800 euro. Ndërkohë që Kryemadhi flet për varfërinë e shqiptarëve, në takimin për buxhetin shkon e veshur me një kostum i cili kushton rreth 800 euro.

Po ashtu në një seancë plenare në janar 2019, Kryemadhi kishte veshur një xhaketë, vlera e së cilës shkonte mbi 300 euro, ndërkohë që rroga mesatare e një qytetari të thjeshtë shkon më pak se xhaketa e Kryemadhit.

Por, Monika e cila qan e përgjërohet për varfërinë, shan dhe mallkon Qeverinë, është shfaqur në media edhe me vesh që i vezullonin nga vathët që kishin shkëlqimin e perlave.

Duket se sa e shqetësuar është Monika për qytetarët, derisa e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg luksit dhe vezullimit.

Për më tepër më poshte po sjellim disa foto të veshjes së Kryemadhit në daljet e saj mediatike:

Sikur populli të ishte si Mona s?do të kishte më protesta

Foto -Qan për varfërinë e qytetarëve/ Monika Kryemadhi me vathë diamanti?

Foto-Flet për varfërinë/ Kryemadhi e mbuluar në luks

Sa kushton xhaketa e Kryemadhit dhe veshja sot në Kuvend

Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi ?të zhytur? në luks

Lajmet e fundit nga