LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enveristët në krah të Lulit/ Zbulohen prapaskenat e koalicionit opozitar?

1 Mars 2019, 14:39, Aktualitet CNA
Enveristët në krah të Lulit/ Zbulohen prapaskenat e koalicionit

Pas protestës të së enjtes para parlamentit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin ?Tempora? të Sonila Meços, tha se komunistë dhe enveristë janë bërë bashkë me Opozitën, dhe po protestojnë kundër Ramës.

?Në protestë nuk janë vetëm  militantët e PD dhe LSI, nuk janë për Monën dhe Lulin, por janë shqiptarët që ju ka shkuar hallka në fyt nga varfëria. Në protestë ishte edhe Saimir Xhunglini, nipi i Nexhmijes?- tha Kryemadhi.

Ndërkohë, në lidhje me këtë deklaratë të Monika Kryemadhit, ka reaguar Partia Lëvizja e Legalitetit.

Në një prononcim për CNA.al, kreu i kësaj force politike, Shpëtim Axhami, e ka cilësuar absurde deklaratën e Kryemadhit.

?Është absurde të mendosh dhe besosh se komunistët mund të protestojnë dhe kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie majtiste socialiste post komuniste.?-tha kreu i PLL-së.

Gjithashtu ai ka shprehur rezerva edhe në lidhje me mënyrën e organizimit të koalicionit opozitar. Axhami e ka cilësuar koalicionin e sotëm opozitar si një interes i momentit për të ardhur në pushtet, gjë e cila sipas tij do të ketë kosto në të ardhmen.

?Në lidhje me mënyrën e organizimit të koalicionit opozitar ne si subjekt kemi rezervat tona, të cilat do t?i shprehim politikisht në momentin e duhur, sot nuk është ky moment.

Çdo subjekt ka të drejtën e vet  për koalicion, si dhe e mendon. Ne si PLL jemi të hapur për çdo koalicion opozitar të djathtë që i përafrohet programit tonë dhe shqiptarizmit.

Koalicionet kalkuluese me këdo thjeshtë për të ardhur në pushtet nuk do të ishin reale dhe në çdo moment mund të sjellin kriza të ndryshme, si dhe ka ndodhur.?-tha në prononcimin për CNA.al, Shpëtim Axhami./CNA.al

Kriza politike/ Legalistët kërkojnë ndryshim të sistemit

Deklarata e fortë/ Basha kërkon tjetër marrëveshje me Ramën?

E thotë Kryemadhi: Nipi i Nexhmije Hoxhës në krah të Lulzim Bashës

Në protestë me nipin e Nexhmijes dhe Enveristët e Ilir Metës

Lajmet e fundit nga