LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ Balla: Po dëmton integrimin

1 Mars 2019, 16:02, Aktualitet CNA
Djegia e mandateve/ Balla: Po dëmton integrimin

Në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme me strukturat e partisë, por edhe me qytetarët, Partia Socialiste ishte e pranishme në Gramsh.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, deputeti Anastas Angjeli si dhe kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani.

Në lidhje me djegien e mandateve të opozitës dhe protestave Balla tha se këto dëmtojnë rrugën europiane të Shqipërisë dhe lënë pa përfaqësim një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptarë. Për Ballën halli i Lulzimit janë institucionet e reja të drejtësisë që po ngrihen.

?Sali Berisha, i biri i tij politik Lulzim Basha dhe Zonja e Parë Monika Kryemadhi sot sulmojnë Kuvendin, shkojnë deri aty sa të sulmojnë edhe deputetët e PS, teksa shkonin në Kuvend për të votuar strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që këto institucione të mos ngrihen, që këto institucione të mos zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm; por ne nuk tërhiqemi.

Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë dhe bomba molotov institucionet e shtetit, nuk kanë të bëjnë me ne, por me hallet e tij me drejtësinë.

Por një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do t?i rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit.

Sot është momenti që ne të flasim me të gjithë. Të flasim me ata 6 mijë votues këtu në Gramsh që sot ndihen të pa përfaqësuar në institucionin e themelit të demokracisë, në Parlament. T?u themi: ?Ata ju tradhtuan, por ne jemi të gatshëm t?u përfaqësojmë.?- tha Balla.

Ndër të tjera në takim u shpreh se Partia Socialiste do ta respektojë deri në fund mandatin e marrë nga qytetarët./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga