LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dega e PD-së Shkodër paralajmëron Ramën/ Anullo takimin, nuk je i mirëpritur

1 Mars 2019, 16:07, Aktualitet CNA
Dega e PD-së Shkodër paralajmëron Ramën/ Anullo takimin, nuk

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar se nesër në orën 11:00 do të jetë në një takim me strukturat e qytetit të Shkodrës,  në kuadër të zgjedhjeve  lokale të 30 Qershorit.

Dega e PD-së në Shkodër në një deklarat për mediat  i ka bërë të qartë kryeministrit Rama të anulloj takimin pasi  nuk është i mirëpritur.

?Të nderuar bashkëqytetar të Shkodrës, zoti kryeminister nuk është i mirëpritur në Shkodër. Ardhja e tij nesër është një provokim për qytetarët e Shkodrës, të cilët për 6 vite me radhë kanë qenë të distancuar nga programet zhvilluese të qeverisë së tij.

Nga urrejtja që ka për  Shkodrën ai diskriminoi, varfëroi, dhe i largoi të rinjtë nga vendi, pas i mohoi të drejtën  për arsimim  dhe punësim.

Dhunoi votën e lirë duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, me parat e drogës dhe krimit.

Shkodra e paqes dhe e vlerave nesër do të ndaloj hyrjen e kryeministrit në Shkodër, prandaj qytetarët e Shkodrës i thonë sot njëzëri ?Rama ik,?- është shprehur zëdhënësja e PD-së Shkodër./ CNA.al

PD: Edi Rama nuk je i mirepritur ne ShkoderDega e Partise Demokratike ne Shkoder i ka bere thirrje kryeministrit Edi Rama qe te mos vije neser ne kete qytet pasi nuk eshte i mirepritur. Sipas PD, Rama gjate gjithe ketyre viteve vetem sa ka punuar kunder Shkodres

Gepostet von TV1 Channel – Shkodër am Freitag, 1. März 2019

Lajmet e fundit nga