LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braktiset Kryemadhi/ Tre kandidatë marrin mandatin e deputetit

1 Mars 2019, 11:40, Aktualitet CNA
Braktiset Kryemadhi/ Tre kandidatë marrin mandatin e deputetit

Pavarësisht vendimit për të djegur mandatet e deputetëve, duket se Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet në parlament me një grup të ri deputetësh.

Ndërsa në dhjetor, Monika Kryemadhi deklaronte se nuk i djeg ?mandatet e fituara me gjak?, rreth dy javë më parë, ajo ju bashkua vendimit të PD-së, për të djegur mandatet, por u përball me braktisje nga LSI-ja.

Fillimisht ishte deputeti i LSI-së në qarkun e Durrësit ai që doli i pari kundër këtij vendimi, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ajo doli me një qëndrim publik, ndërsa theksoi se LSI nuk është Luli.

Po ashtu as deputeti Robert Bitri nuk ka pranuar djegien e mandatit të deputetit.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se sot në KQZ kanë dorëzuar formularët e vetdeklarimit, tre kandidatë të LSI-së që ishin në listat pritëse.

Konkretisht janë kandidati i Elbasanit, Enver Roshi, kandidati i Tiranës, Ylli Shehu dhe kandidatja e Dibrës, Aurora Mara.

Kështu numri i deputetëve të LSI-së në parlament, shkon në 5.

Ndërkohë, në qarqet mediatike flitet se edhe të tjerë kandidatë që do të pranojnë mandatin e deputetit.

Grupit të LSI-së i duhen minimumi 7 deputetë, por mund të jenë mbi 10 kandidatë që do të pranojnë mandatin.

Por, nga ana tjetër edhe PD po has probleme në qarqe. Një ditë më parë CNA.al raportoi se rreth 15 kandidatë të PD-së, që janë në listat pritëse, nuk pranojnë të dorëzojnë dorëheqjen dhe me shumë gjasa pritet që të dorëzojnë formularin në KQZ dhe të marrin mandatin e deputetit.

Kjo do të conte në krijimin e një opozite të re, dhe numri i deputetëve në Parlament do të arrinte në rreth 95, nga 140 vende që janë në total./ CNA.al

Kandidatja në Dibër merr mandatin/ LSI me grup të ri parlamentar

Kryemadhit i del situata jashtë kontrollit/ Një tjetër kandidat merr mandatin

Rrjedhje në LSI/ Kandidati i Elbasanit pranon mandatin

Grupi i ri parlamentar i opozitës/ Zbulohen ?tradhëtarët? e Bashës

Lajmet e fundit nga