LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sali Berisha tregon pse dridhet Edi Rama

28 Shkurt 2019, 20:39, Aktualitet CNA
Sali Berisha tregon pse dridhet Edi Rama

Ish-kryeministri, Sali  Berisha, është shprehur se Rama ndihet i tmerruar nga frika se  mos i marr pushtetin.

Berisha i ftuar në emisionin ?360 Gradë?, në TV , ?Ora News?, ka thënë se  Rama po dridhet nga frika,  sepse nuk është parë ndonjëher  në histori,  që me një bilbil të mblidhen aq shumë njerëz.

?Rama në rrafshin ndërkombëtar,  u tmerrua nga protesta e datës 16 Shkurt dhe me datën 17 tha se Berisha don të më marrë pushtetit.

Ai me anë të zëdhënësit të Batonit çoi në Bruksel një video ku thoshte se Berisha don të ma marrë pushtetin me dhunë.

Por të gjithë e dinë që largimi i Berishës është i pakthim. Rama po dridhet sepse nuk e ka parë ndonjëherë historia, që me një bilbil të mbledhësh aq shumë njerëz për 4 orë.?,- është shprehur Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga