LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrjedhje në LSI/ Kandidatja Edlira Hyseni i bashkohet Lefter Kokës?

28 Shkurt 2019, 10:21, Aktualitet CNA
Rrjedhje në LSI/ Kandidatja Edlira Hyseni i bashkohet Lefter Kokës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një ditë më parë njoftoi me postë të 57 kandidatët nga listat e PD dhe LSI, për t?u komunikuar atyre kalimin e mandatit të deputetit.

Këtë hap KQZ e ndërmori pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës, të cilët ishin pjesë e Parlamentit dhe pas krijimit të vakancave.

Ndërkohë që nga qendra PD dhe LSI janë të sigurtë se asnjë nuk do ta pranojë mandatin, në qarqe situata duket ndryshe.

Në qarkun e Durrësit, kandidatja e LSI-së në listë është Edlira Hyseni, e cila thuhet se do ta pranojë mandatin duke iu bashkuar Lefter Kokës, i cili doli kundër Monika Kryemadhit për djegien e mandatit.

E kontaktuar nga CNA.al, kandidatja Edlira Hyseni nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje, duke lënë të kuptohet, se nuk është pro vendimit për djegien  e mandateve.

“Nuk kam ende ndonjë koment për këtë”, është përgjigjur Hyseni.

Kandidatja Edlira Hyseni dhe disa kandidatë të tjerë në listën e LSI, njihen në Durrës, si mbështetësit e deputetit Lefter Koka. Ky i fundit ishte i pari që doli hapur kundër kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

?Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre”, ka shkruar Koka pak ditë më parë në rrjetet sociale, duke argumentuar kështu dhe vendimin për mos djegien e mandatit.

Në këto rrethana, mësohet se mbrëmë Kryemadhi ka zhvilluar një takim “blic” më LSI-në e Durrësit, por sipas mediave atje, takimi është braktisur nga mbështetësit e Kokës.

Siç duket, Kuvendi nuk do të mbetet pa Opozitë, të paktën pa deputetë nga LSI-ja.

Gjithsesi të gjithë, përfshirë këtu edhe Edlira Hysenin, që kanë ndërmend ta pranojnë mandatin e kaluar nga KQZ, kanë kohë 10 ditë nga njoftimi me postë, për të dorëzuar pranë këtij institucioni formularin e plotësuar të dekriminalizimit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga