LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pollo kundër Bashës?/ Deklaratat e eurodeputetëve me qëllim të mirë

28 Shkurt 2019, 15:03, Aktualitet CNA
Pollo kundër Bashës?/ Deklaratat e eurodeputetëve me qëllim

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka komentuar deklaratat e bëra ditën e sotme nga eurodeputetët e PE-së, të cilët ditën e djeshme zhvilluan disa takime me liderat politikë në vend.

Sipas Pollos, opinioni publik shqiptar e pranon që po shkojmë drejt një krize të thellë, ndërkohë që PE nuk e pranon një gjë të tillë.

?Duke njohur përpjekjet që PE ka bërë për të qetësuar politikat e brendshme kemi qenë në një linjë, por të jemi të sinqertë u bë disa kohë që nuk jemi në një vijë. Në Shqipëri ka një opinion të gjërë që mendon se po shkojmë në një krizë të thellë, ndërkohë që PE nuk e pranon një gjë të tillë?,-tha Pollo i ftuar në ?Top Talk?.

Më tej, Pollo sqaroi se disa prej deklaratave të bëra nga eurodeputetët mund të kenë qenë me qëllime të mira, por opozita nuk është dakord se në Shqipëri kemi një mazhorancë legjitime.

?Disa nga deklarimet e eurodeputetëve  mund të kenë qenë qëllim mira, sot nuk biem dakord se mazhoranca është legjitime.  Mendoj që ka segmente të rëndësishme të politikës europiane që ata janë dakord me ne?,-u shpreh ndër të tjera Pollo./CNA.al

Lajmet e fundit nga