LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet Berisha/ “Rama fshihet si mi në kafaz”

28 Shkurt 2019, 20:12, Aktualitet CNA
Nuk përmbahet Berisha/ “Rama fshihet si mi në kafaz”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i qenë prezent në emisionin ?360 Gradë?, në TV “Ora News”, ku po diskutohet tema: ?Kur dorëzohet Rama?? u shpreh se kryeministri, Edi Rama, i ka orët e numëruara.

Më tej Berisha u shpreh se sot Shqipëria ka opozitën më të fortë, që ka pasur ndonjëherë, dhe është kjo arsyeja që Rama fshihet si një mi në kafaz.

?Në të gjitha konstantet e universit koha është më e pamëshira. Rama i ka orët e numëruara. Por ka një problem të madh. Atij në këto momenti i janë verbuar sytë e mendjes dhe i janë shurdhuar veshët e mendjes që nuk sheh sesi po zien gjithë Shqipëria ndaj tij. Sot Shqipëria ka një opozitë dhe më të fortë se sot nuk ka pasur një opozitë më të fortë se sot. Rama ka një problem që fshihet si një mi në kafaz dhe nuk di nga të ia mbajë?,-tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga