LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lindi binjakë para kohe/ Ndërron jetë nëna dhe foshnja

28 Shkurt 2019, 08:41, Aktualitet CNA
Lindi binjakë para kohe/ Ndërron jetë nëna dhe foshnja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua shtatzënë, e cila dyshohet se ishte prekur nga AH1N1, ka ndërruar jetë në Senatorium.

Mësohet se gruaja shtatzënë me binjakë, bëri lindje të parakohshme, ndërsa njëra nga foshnjet ndërroi jetë në maternitet.

Foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitet në Tiranë.

Gruaja rreth 30 vjeçe, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur,  ishte e shtruar prej 2 javësh në spital për shkak të ketij virusi dhe sot ka ndërruar jetë.

Lajmet e fundit nga