LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e pasaportës/ Ju tregojmë pse Mbretëresha e Anglisë nuk e ka një të tillë

28 Shkurt 2019, 20:40, Aktualitet CNA
Historia e pasaportës/ Ju tregojmë pse Mbretëresha e Anglisë

Referimi i parë historik sa i takon një dokumenti udhëtimi gjendet në Bibël. Aty flitet për  një udhëtar Persian, i cili gjatë udhëtimeve të tij në Guidea mbante me vete një letër të shkruar nga Mbreti Artaserse, zoti i Persisë. Ky i fundit u kërkonte gardianëve të Guideas, që t?i siguronin atij një udhëtim të qetë e të sigurtë.

Një mesazh i ngjashëm shkruhet ende në shumë pasaporta, mes të cilave dhe  në pasaportën e Zvicrës, Finlandës dhe Austrisë.

Pasaporta si mjet identifikimi është vënë në përdorim nga Mbreti Enriku i V, në shekullin e VX. Ai vuri në përdorim pasaportat për të njohur identitetin e popullit të tij. Pasaportat më pas filluan të shpërndahen në emër të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elisabet. Ajo vetë gjithsesi nuk e ka një të tillë,pasi duke qenë se i shpërndan vetë, nuk do të kishte kuptim që t?ia jepte vetes një pasaportë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga