LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare/ Basha-Kryemadhi dhe lista e tyre, jashtë Kuvendit

27 Shkurt 2019, 16:02, Aktualitet CNA
Zyrtare/ Basha-Kryemadhi dhe lista e tyre, jashtë Kuvendit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetarja e LSI -së Monika Kryemadhi sëbashku me të zgjedhurit e tjerë të Opozitës, që nga dita e djeshme, zyrtarisht janë jashtë Kuvendit.

Paraprakisht, KQZ i bëri një kërkesë Kuvendit për deklarimin e vakancave të krijuara pas dorëzimit të mandateve nga përfaqësuesit e Opozitës.

Reagimi i Kuvendit ishte i menjëhershëm dhe vakancat u saktësuan.

Madje, në seancën parlamentare, zhvilluar pasditen e djeshme  si pikë të parë të rendit të ditës ishte deklarimin i listës së deputetëve që kanë firmosur lëshimin e mandatit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka lexuar të gjithë emrat e përfaqësuesve të Opozitës, të cilët kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe ka shpallur vendet e vakancave.

Pas këtij akti nga Ruçi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i lirë të fillojë zëvendësimin e deputetëve nga listat pasuese./CNA.al

Lajmet e fundit nga