LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përjashtua nga PD/ Murrizi: Do ta ankimoj vendimin

27 Shkurt 2019, 20:26, Aktualitet CNA
U përjashtua nga PD/ Murrizi: Do ta ankimoj vendimin

Deputeti, Myslym Murrizi, i cili, ditë më parë, u përjashtua nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së kësaj partie, për shkak të mosdorëzimit të mandatit të deputetit, është pjese e emisionit “Arena” mbrëmjen e sotme.

Ndërsa ka folur për aktin e përjashtimit, pasi ka përmendur kontributet e tij si themelues i PD-së e në vijim, Murrizi ka thenë se askush nuk mund t?ia heqë të drejtën për të qenë demokrat.

Për mbrojtjen e kësaj të drejte Murizi ka theksuar se do ta ankimojë vendimin tek Gjykata e partisë.

?Do ta ankimoj tek Arben Ristani, tek Gjykata e partisë. Të drejtën për të qenë demokrat nuk mund të më heqë askush. Do ta ankimoj me argumenta në Komisionin e Apelit, pasi i dyti i përjashtuar, pas Azem Hajdarit në ?96, jam unë?,-u shpreh Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga