LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rikthehen” kriminelët e 1991/ Tentohet një tjetër masakër?

27 Shkurt 2019, 11:05, Aktualitet CNA
“Rikthehen” kriminelët e 1991/ Tentohet një tjetër

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka krahasuar mazhorancën e sotme me ?kriminelët? e 2 prillit ’91, që ekzekutuan katër persona të pafajshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se të njëtët kriminelë që ngritën dorën në 2 prill 1991 kundër qytetarëve të pafajshëm, edhe dje tentuan të përsërisnin masakrën me lëndë helmuese.

?Kriminelët e 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën. Të njëjtët kriminelë të 2 prillit ’91 ngriten sërish dorën në 26 shkurt 2019. Vranë me plumba në 91 dhe tentuan masakrën sërish me lëndë helmuese luftarake në 26 shkurt 2019.

Opozita e eliminoi këtë skenar të zi dhe makabër.?-shkruan Vasili.

Më tej, Vasili thekson se ?Krimineli i 2 prillit e ka damkë për gjithë jetën krimin e kryer atë dite ashtu siç do ti mbetet përgjegjësi kriminale edhe 26 shkurti 2019, ku ndryshoi vetëm kryeministri, që është po aq kriminel sa ata të ’91.?

Vasili paralajmëron se, populli nuk i fali atëherë dhe sërish nuk do t’i fale, por dënimi këtë herë do të jetë shumë më i rreptë.

Lajmet e fundit nga