LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas takimit me eurodeputetët/ Kryemadhi: Përgatituni për zgjedhjet e parakohshme

27 Shkurt 2019, 19:49, Aktualitet CNA
Pas takimit me eurodeputetët/ Kryemadhi: Përgatituni për

Kryetarja e LSI-së ka zhvilluar një takim të paplanifikuar me strukturat e forcës politike që ajo drejton në qytetin e Durrësit.

Ky takim blic i Kryemadhit me strukturat ka ardhur menjëherë pas takimit të zhvilluar me eurodeputetët e PE-së në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi i ka bërë thirrje anëtarëve të LSI-së të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

?Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme?,-mësohet të ketë thënë Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga