Connect with Us

Lulzim Basha urdhëron sulm kundër OSBE-së

Aktualitet

Lulzim Basha urdhëron sulm kundër OSBE-së

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar një sulm çuditërisht të strukturuar kundër OSBE-së.

Nuk dihet ende arsyeja, por menjëherë sapo ka përfunduar protesta, Lulzim Basha ka urdhëruar të tijtë për një sulm të furishëm ndaj OSBE-së.

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka në një postim në rrjetet sociale dje shkruante se askush nuk duhet të habitet se pse OSBE-ja është kthyer në zëdhënëse të qeverisë pasi sipas tij ishte po i njëjti Ambassador që bekoi mbulimin e Shqipërisë me kanabis. Po ashtu ai shkruante se ishte po i njëjti ambassador i OSBE-së, që bënte sikur nuk shihte kur Rama fuste në burg shqiptarët se nuk kishin paguar dritat.

Por, nuk ka ngelur pas as ish-deputetja, Dhurata Çupi, e cila e ka cilësuar OSBE-në si zëdhënëse të qeverisë.

“Revolta popullore erdhi pas helmimit masiv me gaz lotsjellës në protestë, e këtë e pa cdo shqiptarë, vetëm OSBE me sa duket ska qenë e vëmendëshme në atë kohë.

Në fakt nga kjo deklaratë nuk cuditem më,  pasi shkon në të njëjtën linjë me atë të disa ditëve më parë, ku u deklarua se jane blerë e shitur votat e shqiptarëve, por OSBE nuk e “sheh” të arsyeshme protestën e shqiptarëve.”-shkruante dje Dhurata Çupi.

Për më tepër, edhe nën nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho në një postim në rrjetet sociale, ka ironizuar zv.ambasadorin e OSBE-së, ndërsa shkruan se “Zëvëndës Ambasadori i OSBE në Shqipëri duke zgjidhur fjalëkryqe. Zgjedhjet janë vjedhur por pa ndikuar në rezultat, tha ai. Çupa është shumë e mirë … por vetëm pak me barrë.”

Ndërkohë, edhe Edi Paloka nuk është kursyer kundër ndërkombëtarëve. Mbrëmë në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut, Paloka, duke ju përgjigjur ndërkombëtarëve, është shprehur se “Qëndrimi i zotit Basha ka qenë i qartë, kërkojmë asgjë më shumë që të mbajnë ndaj shqiptarëve atë qëndrim që kërkojnë në vendet e tyre. Deklaratat e tyre kanë qenë publike, edhe përgjigjet tona kanë qenë publike. Sot ne jemi me qytetarët. Interesi më i madh është ku do të shkojnë qytetarët. Po mediat që u mbytën me gaz i panë ata? Duhet t’i shohë edhe OSBE-ja këto.”.

LEXO EDHE:  S'vihet në pushtet i krehur! Prishi flokët Luli!/ Gazetari mesazh të fortë kreut të PD

Ndërkohë, edhe ish-deputeti Luciano Boçi, “kryqëzon” OSBE-në. Në një postim në rrjetet sociale, ndër të tjera Boçi shkruan “Dje misioni i nderuar i OSBE-së “shpërtheu” kundër protestuesve.
Madje duke legjitimuar e kërkuar dhunë më të spikatur nga policia.
Metodat e protestuesve që dogjën një gomë, hodhën tymuese nga ato që tifozeritë i përdorin në stadiume kudo në europë e që plasën kapsolla argëtuese nga ato që zhurmojnë çdo vit të ri, përfaqësuesit e lartë të OSBE i etiketuan jo demokratike.”

Nga ana tjetër, edhe aleatja e Bashës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar ashpër OSBE-në, gjatë një interviste në një studio televizve.

“OSBE-ja në Tiranë dhe kushdo tjetër që kërkon t’i shërbejë me devotshmëri të madhe këtyre veprimeve kriminale dhe e dyta mbulimit të gjurmëve të blerjes së votës nga krimi i organizuar, do të jenë edhe këta pjesë dhe do ta kërkojë opozita në të ardhmen në një sistem drejtësie të pa kapur, në mënyrë indirekte të elementëve të caktuar që kanë ardhur si diplomatë për të favorizuar kriminelë, trafik influence. Diplomatë që mbyllin sytë dhe fshehin provat dhe faktet që tregojnë haptas blerjen e votës. Kanë mbyllur sytë kur vijnë raporte..”.-është shprehur Kryemadhi.

Nuk ka ngelur pas as ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili në një postim në rrjetet sociale i cilësonte deklaratat e OSBE-së sit ë turpshme, ndërsa theksonte se “OSBE nxit policinë kundër popullsisë civile!”.

Pra, gjithçka duket të jetë një sulm i strukturuar pas vizitës së dështuar të Lulzim Bashës në Vjenë, i cili shkoi për në Asamblenë Parlamentare dhe pasi nuk mundi do të takonte njeri atje, nuk e priti asnjë zyrtar dhe u “dëbua me shqelma”./CNA.al

Noka “kryqëzon” ambasadorin e OSBE/ Sheh me të njëjtat syze me Ramën

Kryemadhi akuza të renda ndërkombëtarëve/ Pengje të lidhjeve korruptive

Ish ministri i Ramës “sulmon” OSBE/ Deklaratë e turpshme

Deklaratat e OSBE/ Reagon ashpër ish-deputetja demokrate

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  S’vihet në pushtet i krehur! Prishi flokët Luli!/ Gazetari mesazh të fortë kreut të PD

LEXO EDHE:  “U rrahëm, u poshtëruam e zgjedhjet prap u bënë”/ Gazetari ironizon Bashën

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Boelher.

Reed, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“E përgëzoj punën e presidentit (amerikan, Donald) Trump dhe gjithë administratën e tij për këtë marrëveshje historike”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  S’vihet në pushtet i krehur! Prishi flokët Luli!/ Gazetari mesazh të fortë kreut të PD

LEXO EDHE:  Paloka anulon intervistën/ Enkel Demi: Ja pyetjet që do i bëja

Delegacionet e këtyre dy trupave është thënë se do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më vonë gjatë këtij muaji, për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera.



Përveç kësaj, është konfirmuar se Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar do të hapë edhe zyrën e saj në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve./REL

LEXO TE PLOTE