LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza ekonomike  na paska bërë “nder”/Recesioni që uli vdekshmërinë

27 Shkurt 2019, 21:20, Aktualitet CNA
Kriza ekonomike  na paska bërë “nder”/Recesioni

Gjatë periudhave të krizave ekonomike  të parët që shqetësohen janë ekspertët e shëndetit publik. Në vendet që gjenerojnë më shumë të ardhura, pritshmëria për jetëgjatësinë si dhe mirëqenien janë më të larta.  Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me cilësinë e medikamenteve si dhe me cilësinë  e  ushqimit që konsumohet.

Studiuesit e Institutit Global të shëndetit publik në Barcelonë, kanë dalë në përfundimin se niveli i vdekjeve në Europë është ulur, të paktën statistikisht. Sipas tyre gjatë periudhës së krizës ekonomike nga viti 2008 kanë pësuar ulje akoma më tepër.

Duket ironike se si një aspekt negativ në ekonomi mund të sjellë  uljen e nivelit të  vdekshmërisë. Megjithatë, na duhet të themi që  mirëqenia fizike dhe ekonomike mbi të gjitha mund ta zgjasin jetën në  mënyrë të dukshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga