LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimineli më seksi në botë ndahet nga e dashura miliardere? Sherri nisi në një klub nate

27 Shkurt 2019, 11:01, Lifestyle CNA
Krimineli më seksi në botë ndahet nga e dashura miliardere?

Krimineli më seksi në botë, Jeremy Meeks dhe e fejuara e tij miliardere, Chloe Green, janë ndarë pas një grindjeje në Dubai.

Sipas burimeve pranë familjes për ?Daily Mail?, trashëgimtarja e ?Topshop?-it thuhet se është nisur me avion për në shtëpinë e saj vetëm në Monako, ndërsa modeli 35-vjeçar u nis për të festuar në Los Angeles.

Chloe, vajza e miliarderit Philip Green, në dy fotot e fundit në Instagram është dalluar pa unazën e saj të fejesës, si një mesazh se marrëdhënia e tyre prej 18 muajsh është e tensionuar.

Çifti doli për herë të fundit në publik më 18 shkurt në ?Cavalli Club? në Dubai, ku modeli e la partneren e tij vetëm.

?Këto ulje-ngritje janë pjesë e çdo marrëdhënieje, por zakonisht gjërat rregullohen, veçanërisht kur njëra nga palët vlen aq shumë para. Pres që ta zgjidhin këtë situatë?, tha një burim për ?Daily Mail?.

Një prej të ftuarve në festë tregoi se kishte tension mes çiftit atë natë:

?Jeremy ishte në shpirtin e festës duke kërcyer dhe duke folur me të tjerët. Ndërsa Chloe zëre se nuk ishte aty. Fillimisht qeshnin për fotografët, por më pas gjërat u tensionuan gjatë natës. Ata patën një grindje dhe Jeremy doli nga klubi i natës pa Chloe-n. Ajo duket që u mërzit dhe u largua pak më vonë me një shoqe. Chloe e kishte unazën e fejesës në Dubai?.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare se çfarë po ndodh mes çiftit!

Lajmet e fundit nga