Kjo është pajisja më e çuditshme që do të zëvendësojë smartphone-t – CNA
Connect with us

Life Style

Kjo është pajisja më e çuditshme që do të zëvendësojë smartphone-t

Publikuar

-

Nubia Alpha, pajisja që ka formën e një rripi fitnesi, pritet të dalë në treg dhe do të zëvendësojë smartphone-t.

Prezantuar nga Nubia në Kongresin Mobil Botëror, Nubia Alpha është një pajisje hibride e çuditshme. Ka ekran prej 4-inç me 960×192 OLED.

Megjithatë nuk ka specifikat e një smartphone sepse është i kufizuar në 1GB RAM dhe 8GB memorie dhe bateri vetëm 500mAh.

Ekrani OLED 4-inç është fleksibël. Pajisja ka një kamër 5-megapiksel frontale dhe kompania thotë se pajisja ka 1-2 ditë jetëgjatësi baterie.

Sipas provave që janë bërë pajisja mund të përdoret për të telefonuar dhe shkruar mesazhe. Ka disa aplikacione e madje akses në internet pa një lidhje me një smartfon. Rripat e fitnesit zakonisht qasen në internet duke lidhur me anë të Bluetooth me një smartphone, por pajisja e ZTE ka teknologjinë e SIM.

Dy variante të pajisjes do të lançohen: Bluetooth ose e SIM, modeli Bluetooth shitet për 449 euro në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Kinë në tre mujorin e dytë të vitit.

Versionet e SIM shitet për 550 euro në Kinë, Evropë dhe Amerikë në fund të vitit, njofton PC World Albanian.

Life Style

Tashmë mund të luani lojërat tuaja të preferuara pa pasur një Playstation apo XBox

Publikuar

-

Ju duhet vetëm një lidhje interneti, dhe lojërat do të ofrohen  me parimin e Netflix-it për filma.Google ka njoftuar “Stadia-n”, një shërbim që do të mundësojë të luhen lojëra të fuqishme në shfletuesin e internetit, Chrome, pa pasur konsola si Playstation apo XBox, dhe pa pasur kompjuter me kartë grafike të fuqishme.

Drejtuesit e Google premtojnë që ky sistem është në gjendje t’i hapë lojërat e fundit me cilësi të lartë pamore, 4K, dhe me 60 fps (60 fotoimazhe për sekondë). “Doom Eternal” do të jetë një nga video-lojërat e para të platformës, e cila do të ofrohet brenda këtij viti.

Pika ku Google duhet të tregohet bindëse duhet te jete përpunimi i rëndë grafik që i nevojitet lojës për t’u shfaqur aq bukur, do ta bëjë Google në serverët e tyre. Pra, gjithë punën që do të bënte kompjuteri juaj. Kjo ngre dyshime se sa e qëndrueshme do të jetë lidhja. Nëse do të ketë vonesa në përgjigje, si për shembull lojtari ta shtypë butonin për të vepruar tani, dhe personazhi në ekran të lëvizë pak sekonda më vonë, aq sa për ta bërë të pamundur vazhdimin normal të lojës.

Sistemi Stadia nuk do të ketë nevojë për ndonjë konsolë më vete, por do të jetë i instalueshëm si çdo aplikacion tjetër, në kompjuterë desktopë, celularë, laptopë, tableta e madje edhe në televizorë “Smart”.

Drejtuesit e Google thonë që përparësia e kompanisë së tyre për ta mundësuar këtë shërbim pa ndërprerje e pa vonesa, është infrastruktura e serverëve të Google, me fibra optike, e shpërndarë në të gjithë botën, që nuk e ka asnjeri tjetër: “Kemi rreth 7500 pika qendrore serveri në të gjithë rruzullin, të gjitha të lidhura në një rrjet të vetëm”, thotë kryeinxhinieri Maxhëd Bakar.

Loja pastaj mund të vazhdohet me tastiera ose me levat e zakonshme. Gjithsesi, Google do të hedhë në treg edhe një levë të re, e cila do të ketë një buton “Youtube”, që të gjithë lojën që ke bërë ta ngarkosh menjëherë në Youtube, të regjistruar si video.

Ky sistem, sipas Google, do të vihet në punë falë një bashkëpunimi me AMD, e cila do të ofrojë karta grafike me fuqi 10 teraflop, që do të përpunojnë lojërat për disa përdorues njëherësh, si dhe procesorë të cilët Google do t’i ofrojë nga një për çdo lidhje lojtari. Veç tyre, Google po bashkëpunon edhe me Unity, programin që krijon lojëra edhe falas, e që do t’u vihet në dispozicion komunitetit të dizenjuesve të lojërave edhe në platformën “Stadia”.

Sistemi Stadia nuk do të ketë nevojë për ndonjë konsolë më vete, por do të jetë i instalueshëm si çdo aplikacion tjetër, në kompjuterë desktopë, celularë, laptopë, tableta e madje edhe në televizorë “Smart”. Loja pastaj mund të vazhdohet me tastiera ose me levat e zakonshme. Gjithsesi, Google do të hedhë në treg edhe një levë të re, e cila do të ketë një buton “Youtube”, që të gjithë lojën që ke bërë ta ngarkosh menjëherë në Youtube, të regjistruar si video.

 

LEXO TE PLOTE

Life Style

Zbuloni si të keni rini të “përjetshme” duke kryer marrëdhënie intime

Publikuar

-

Një studim i Universitetit të San Francisco-s doli në përfundime se nëse bëni seks të paktën nje herë në javë, mund të mbroni ADN-në.Sipas tyre, studimet tregojnë se seksi ka padyshim përfitime të shumta shëndetësore. Lehtësimi i stresit, përmirësimi i gjendjes së gjumit, ulja e presionit të gjakut dhe rritja e imunitetit janë disa prej tyre.

Megjithatë këto nuk janë të vetmet përfitime.

Një gjë e tillë mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë dhe të ruani për shumë kohë freskinë e rinisë.

Studiuesit shqyrtuan jetën seksuale të 129 nënave për një javë, të cilat ofruan një raport ditor duke përfshirë konfliktet, intimitetin, kënaqësinë etj.

Sipas raporteve, u vu re se nënat që kishin marrëdhënie seksuale aktive të paktën një herë në javë, patën më shumë telomere – fije mbrojtëse mbi strukturën e ADN-së dhe pjesë përgjegjëse tek qelizat për plakjen – sesa gratë e tjera.

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Mendoni se në moshën 18 vjeçare jeni pjekur? E keni ditur gabim gjithë jetën

Publikuar

-

Duket se mund të keni një arsye për të shpjeguar se përse nuk po silleni si të rritur në moshën 18-vjeçare.

Sipas kërkuesve që merren me studimin e trurit nuk arrihet pjekuria para moshës 30 vjeç.Sipas profesor Peter Jones nga Universiteti i Kambrixhit të thuash një përcaktim se kur kalojmë nga fëmijëria në të qënit të rritur është absurd.

Shkencetarët janë shprehur se truri dhe sistemi nervor përcaktojnë se kur arrihet niveli i pjekurisë dhe diçka e tillë është e ndryshme për çdo njeri. Studimet kanë nxjerrë konkluzione se truri në moshën 18-vjeçare është ende në ndryshim, që prek sjelljen dhe me shumë mundësi zhvillon problemet e shëndetit mendor.

Ky tranzicion mund të ndodhë në kohëzgjatjen e 3 dekadave. Gjithashtu ai shtoi:

“Mendoj se sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe ai ligjor vendosin përcaktime për shkak të përshtatjes për veten e tyre. Kur arrin moshën 18-vjeçare mund të votosh, të blesh alkol, të marrësh një hipotekë dhe gjithashtu të trajtohesh si i rritur nëse ke probleme me policinë,”-u shpreh profesori.

Pavarësisht kësaj Jones theksoi se gjyqtarët me përvojë në çështjet penale e dallojnë ndryshimin mes një 19-vjeçari të pandehur dhe një ‘krimineli’ në të 30-tat. “Mendoj se sistemi është duke adaptuar atë që fshihet me sy të lirë, që njerëzit nuk pëlqejnë idenë e shndërrimit nga larvë në flutur. Nuk ka një fëmijëri dhe më pas rritesh. Njerëzit janë në një rrugëtim, në një trajektore,”-u shpreh profesori.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Trending

Read previous post:
haradinaj ngushellon familjen e dacit
Marrveshja me Serbinë/ Haradinaj: Shpresojmë të arrihet sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një prononcim për mediat e ka cilësuar hapjen e çështjes së territorëve në Ballkan...

Close