LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kartolinë nga qyteti i dashurisë, Xhensila ndan momentet më romantike me Besin

27 Shkurt 2019, 13:25, Lifestyle CNA
Kartolinë nga qyteti i dashurisë, Xhensila ndan momentet më

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë, ku do të realizojë projektin më të ri muzikor që mezi po pritet nga publiku. Ajo do të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin dhe kantautorin Pirro Çako dhe xhirimet e videoklipit do të bëhen në Venecia.

 

Xhensila është shoqëruar në qytetin e dashurisë edhe nga bashkëshorti i saj, Besi, me të cilin ka ndarë së fundmi në Instagram disa poza ku shfaqen si dy zogj të dashuruar.

Teksa udhëtojnë me varkë, ata kanë pozuar krah njëri-tjetrit, ndërkohë që Xhensila është mbështetur mbi Besin dhe ai i ka hedhur njërën dorë mbi bel.

 

“Dashuria ime”, shkruan Xhensila në Italisht krahas fotove të ëmbla të çiftit.

Lajmet e fundit nga