Importi i makinave të përdorura/ Qeveria merr një tjetër vendim – CNA
Connect with us

Aktualitet

Importi i makinave të përdorura/ Qeveria merr një tjetër vendim

Publikuar

-

Ministrja per Infrastrukturen dhe energjitiken, Belinda Balluku ne nje deklarate per mediat

Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një dekleratë për mediat ka bërë të ditur se qeveria ka ndryshuar vendimin për importin e makinave të përdorura.

Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat e përdorura është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.

“Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në: 1. Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019. 2. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2019. 3. Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së.

LEXO EDHE:  Trafikimi i fëmijëve/ Zbardhen shifrat e frikshme, Qeveria asnjë plan masash

Automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson punën konsistente dhe serioze që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur në trajtimin e të gjithë problematikave që kërkojë bashkërendim institucional.”, tha ndër të tjera Balluku./CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Trafikimi i fëmijëve/ Zbardhen shifrat e frikshme, Qeveria asnjë plan masash

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Trafikimi i fëmijëve/ Zbardhen shifrat e frikshme, Qeveria asnjë plan masash

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Trafikimi i fëmijëve/ Zbardhen shifrat e frikshme, Qeveria asnjë plan masash

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending