LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kthehet gjaku në formë “qumështi”, arsyeja e 39 vjeçarit është e frikshme

27 Shkurt 2019, 11:14, Kuriozitete CNA
I kthehet gjaku në formë “qumështi”, arsyeja e 39

Gjaku i një burri ka marrë formën e qumështit si pasojë e një sasie të madhe yndyre të ndërtuar në arteriet dhe venat e tij.

39-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, u paraqit në Spitalin Universitar të Cologne me të vjella dhe dhimbje koke.

Me të arritur në spital ai humbi vetëdijen dhe stafit mjekësor iu desh që ta lidhnin me tuba për ta mbajtur gjallë.

Analizat e bërë më vonë zbuluan se niveli i yndyrës në gjakun e pacientit kishin shkuar në 14,000 miligramë për decilitër (mg / dL), ndërkohë që mbi 500mg / dL konsiderohen si vlera ?shumë të larta?.

Duke qenë se niveli i yndyrës në gjakun tij ishte 28 herë më i lartë se normalja, mjekët u detyruan që t?ia zëvendësonin gjakun me atë të një dhuruesi.

39-vjeçari tashmë është shëruar plotësisht ndërsa mjekët fajësojnë mbipeshën, kequshqyerjen dhe diabetin e tij të pakontrolluar për ?fenomenin? që për pak sa i mori jetën.

Lajmet e fundit nga