Connect with Us

Ekskluzive/ Ralf Gjoni flet për “pranimin” e mandatit të deputetit

Aktualitet

Ekskluzive/ Ralf Gjoni flet për “pranimin” e mandatit të deputetit

Publikuar

-

gjoni flet per pranimin e mandatit

Ditën e djeshme në seancën e parlamentare u shpallën 57 vakancat nga djegia e mandateve të përfaqsuesve të opozitës.

Ndërkohë, ditën e sotme në media qarkulloi një listë me 57 emra të cilët janë kontaktuar nga KQZ. Mes tyre edhe kandidatit për deputet nga radhët e LSI-së Ralf Gjoni.

Gjoni i kontaktuar nga CNA.al e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë duke mohuar të jetë kontaktuar nga KQZ-ja.

Pasi i quajti “thashetheme” gjithsa ka qarkulluar rreth tij në media, ai qartësoi se është i 11-ti në listën e qarkut të Tiranës.

Pyetjes nëse do ta pranonte mandatin e deputetit nëse kjo do t’i propozohej, Gjoni ekskluzivisht për CNA.al përsëriti se vendimin do ta marrë pas konsultimesh dhe në kohën e duhur.

LEXO EDHE:  T’i flasësh keq fëmijës për prindin/ Krimi serial që nuk ndëshkon askush

“Gjithçka që ka qarkulluar është thashethem, Unë me thashetheme nuk jam marrë ndonjëherë. Mua nuk më ka ardhur thirrja nga KQZ-ja. As nuk kam refuzuar as nuk kam pranuar, edhe nëse do të vendos do të jetë një vendim pas konsultimesh në kohën e duhur”,-u shpreh Gjoni për CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcet arma në Lushnje/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Lushnje/ Plagoset një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje, ku paraprakisht raportohet se një person është plagosur më armë zjarri.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M. A., 31 vjeç.

Ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak



Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Metës sulmon Xhafajn/ LSI humbet qetësinë

LEXO EDHE:  Ilir Meta kujton si i hyri politikës/ Pse kandidoi si deputet i Skraparit

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Përplasen 5 makina

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Përplasen 5 makina

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Mësohet se 5 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasani dhe sipas të dhënave paraprake, katër persona dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë kanë mbetur të plagosur./CNA.al



 

LEXO EDHE:  Talat Xhaferri merr një tjetër mandat/ Rizgjidhet kryetar Kuvendi në Maqedoninë e Veriut

LEXO EDHE:  T’i flasësh keq fëmijës për prindin/ Krimi serial që nuk ndëshkon askush

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

Publikuar

-

Nga

Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për mësuesit, nxënësit dhe prindërit lidhur me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Basha deklaron se të gjithë do të hasin vështirësi për shkak të kushteve të vështira, ndërsa ngre akuzat se qeveria i ka braktisur.

“Uroj veçanërisht fëmijët që nisin klasën e parë. Suksese në rrugën e dijes dhe së bashku me mësuesit dhe prindërit ta tejkalojnë sa më shpejt dhe sukses këtë realitet të ri.

Për të gjithë ne, për mësuesit, nxënësit dhe prindërit ky është një vit shkollor i vështirë dhe sfidues. Respektimi i masave te përcaktuara, ato higjenike dhe të distancimit social mbeten sërish të rëndësishme në përballimin e situatës.

I njoh shumë mirë vështirësitë që do të hasni për shkak të kushteve të vështira në kopshte dhe shkolla. E di që jeni tërësisht të braktisur nga qeveria, por edhe në këto kushte të vështira të gjithë duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke zbatuar të gjithë këshillat e OBSH-së dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një proces mësimor normal”, shprehet ai.



Kreu i opozitës deklaron se refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor.

“Në kushtet aktuale të fillimit të procesit mësimor, akush nuk e di sa prej stafit pedagogjik mund të jenë prekur nga virusi, sa mund ta kenë kaluar në kushte asimptomatike ose me simptoma të lehta por që nuk kanë pasur mundësi të kryejnë testin. Ky duhet të ishte hapi i parë i qeverisë në hapjen e shkollave. Ndërkohë që masat e marra prej saj rezultuan gjysmake ose vetëm të shkruara në udhëzime që nuk u zbatuan kurrë.

Mungesa e shkollave, mosmarrja e masave konkrete për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti vetëm që një grusht klientësh të qeverisë të përfitonin nga fondet, është arsyeja që i detyron fëmijët që nesër të nisin mësimin deri me katër turne. Pjesa më e madhe e shkollave nuk përmbushin as nevojat minimale higjenosanitare. Në shumë prej shkollave mungon uji dhe punonjësit sanitarë.

LEXO EDHE:  Deputetit te partise se Merkel i ndalohet hyrja ne Rusi

LEXO EDHE:  Deputetit te partise se Merkel i ndalohet hyrja ne Rusi

Mësuesve krahas vështirësisë së shtuar në mësimin me orë të zgjatura për shkak të turneve do t’u shtohet dhe kostoja e pajisjes me maska, të cilat duhet t’ua siguronte qeveria. Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe i ka lënë ata të vetëm në përballimin e coronavirusit dhe krizës ekonomike. Sot janë të shumtë në numër prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë mjetet e nevojshme mësimore dhe higjenosanitare për fëmijët e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa më tej bën disa thirrje për qeverinë.

“Në këtë situatë dua sërish të përsëris thirrjen time për qeverinë:
– Të testojë mësuesit për të patur një situatë të qartë në shkolla.
– Të alokojë fonde për shkollat dhe shëndetësinë në mënyrë që të përballohet pa pasoja përkeqësimi i pritshëm situatës së pandemisë për shkak të afrimit të vjeshtës.
– Të rrisë numrin e mësuesve dhe t’i pajisë ata me maska dhe antibakterialë.
– Të alokojë fonde për ndërtimin e shpejtë të shkollave. Nxënësit nuk mësojnë në shkollat 3D të propagandës por kanë nevojë për ambjente të vërteta dhe të sigurta. Jeta e tyre, e mësuesve dhe e gjithë qytetarëve është e rëndësishme çdo ditë dhe jo vetëm kur përdoren për fushatë elektorale apo për vota.
– Të sigurojë kushtet për transportin më shkolla të fëmijëve që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të dëmtuara.
Koha nuk pret!”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE