LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Delegacioni i BE zbarkon sot në Tiranë/ Zbardhet axhenda

27 Shkurt 2019, 10:20, Aktualitet CNA
Delegacioni i BE zbarkon sot në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Një delegacion i Parlamentit Europian pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë, për shkak të krizës politike në vend.

Delegacioni i PE-së do të takohet më zyrtarët e lartë në Tiranë, me misionin e qartë kthimin e vendit në normalitet.

Në orën 16:15-17:00, zyrtarët e PE-së, do të zhvillojnë takime me dy krerët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Në orën 17:10-17:50 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mësohet se këto takime do të zhvillohen në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme. Takimi pritet të zhvillohet në kryeministri në orën 18:10-19:10.

Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08:00-08:45 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend, ndërsa në orën 09:00-10:00 do të takojnë përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, përfshi edhe 2 studentë nga Lëvizja për Universitetin te Mak Albania.

Në orën 10:15-10:30 të dërguarit e PE-së pritet të dalim me një deklarata finale.

Ndër pikat kryesore që pritet të diskutohen gjatë këtyre takimeve, do të jetë djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament./ CNA.al

Lajmet e fundit nga