LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 hotele- kështjella ku mund të jetoni si mbretërorë!

27 Shkurt 2019, 14:53, Kuriozitete CNA
7 hotele- kështjella ku mund të jetoni si mbretërorë!

Nëse dëshira juaj është të jetoni qoftë edhe një ditë të vetme, si një anëtar i familjes mbretërore, nuk e ekzagjerojmë aspak nëse ju themi se po, është e mundur!

Në këtë artikull do të gjeni disa hotele luksoze të cilat janë ndërtuar në formën e një godine mbretërore ose kanë bërë të mundur banimin e një kështjelle shumëvjeçare.

Gravetye Manor

E vendosur në zonën e Sussex- it, në jug të Londrës, kjo godinë elegante dhe tradicionale me plot 17 dhoma gjumi është frekuentuar ndër vite nga udhëtarë të apasionuar pas kulturës dhe së shkuarës.

Kështjella Gordon

E gjendur në rajonin mistik të Speyside- t në malet e Skocisë, kështjella mund të përdoret pse jo, për një pushim disaditor në çift. Dikur pjesë e pasurisë së Dukës së Gordon- it, kështjella daton që në shekullin e 15, por është mirëmbajtur dhe ruajtur me kujdes. Në të gjenden 7 dhoma gjumi dhe një kopsht gjigant rrethuar me mure, ndër më të mëdhenjtë e Britanisë.

Ballyfin

Kështjella Ballyfin përfshin 20 dhoma dhe gjendet pranë maleve Slieve Bloom, të mirënjohura për interesin e lartë të turistëve. Godina është cilësuar si një nga hotelet më të mira në Angli dhe Irlandë nga lexuesit e ?Travel + Leisure? 2017.

Kështjella Baronial

Baronial- i gjendet 20 minuta larg bregut verilindor të Skocisë dhe përmban një sallë të madhe ekspozite, bibliotekë, vend për hipizëm, golf dhe shumëçka tjetër. Për më tepër, fare pranë saj mund të vizitoni dhe kopshtin e një tjetër kështjelle (Cawdor Castle), kopsht që daton në 1600- ën.

Shtëpia Kinross

E shkëputur thuajse nga një përrallë, kjo godinë e vendosur në kuadër të qarkut historik të Kiross- it në Skocinë lindore ofron brenda terrenit të saj mundësi për çiklizëm, peshkim apo gjuajtje me hark.

Kështjella Inveraray

Shtëpia stërgjyshore e Dukës së Argyll- it gjendet në brigjet e Loch Fyne- it, në malet e Skocisë perëndimore, gati 40 minuta larg Oban- it. Inveraray daton që në 1400- ën.

Kështjella Eastnor

Armatura mesjetare, arti figurativ dhe kopshti- labirint ka tërhequr vëmndjen e shumë turistëve. I disponueshëm edhe për evente private, kështjella ka 12 dhoma gjumi dhe dy shtëpiza të vogla rinovuar kohët e fundit.

Lajmet e fundit nga