Connect with Us

Policia hedh gaz lotsjellës/ Basha ia merr këngës

Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës/ Basha ia merr këngës

Publikuar

-

/
basha kendon

Policia ka shpërndarë protestuesit duke hedhur gaz lotsjellës disa herë në drejtimtë tyre.

Ndërkohë, pas shpërndarjes së gazit ka qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka marrë fjalën dhe i është drejtuar kryeministri Edi Rama se ata do të qëndrojnë aty nate e ditë.

Më tej mikrofonin e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili për tmbledhur përsëri protestuesit e shpërndarë nga gazi lotsjellës ka nisur të këndojë.

LEXO EDHE:  Ngacmonte prej muajsh të renë/ 23 vjeçari e pëson keq

“Eja mblidhuni këtu, këtu. Eja mblidhuni, këtu, këtu, bashkë me ne”,-ka qenë kënga e kënduar nga Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen tre persona në Durrës/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale. Përmes një njoftimi për media, blutë e Durrësit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.D 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

LEXO EDHE:  Video- Anila Hoxha shpëton për një fije peri/ Policia e shtyn drejt greminës gjatë raportimit

LEXO EDHE:  Policia aksion në Durrës/ Procedohen penalisht 3 persona për vepra të ndryshme penale

I. F., 55 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ç., 25 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;



V. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

FSHF publikoi audiopërgjimin e Erion Veliajt/ Reagon për herë të parë Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Reagimi ka ardhur në rrjete sociale, ndërsa i është përgjigjur një qytetari i cili e ka pyetur për çështjen në fjalë, për përgjimin ku objekt është Erion Veliaj.



 Sipas Ramës  këto nuk janë as prova dhe nuk merren për bazë.

“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike së një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë të dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua”, përgjigjet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Merreni seriozisht, do të jem i ashpër me ata që abuzojnë”/ Gledis Nano iu “tërheq veshin” policëve

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Gjithashtu Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”, ka thënë Nano.

LEXO EDHE:  Ngacmonte prej muajsh të renë/ 23 vjeçari e pëson keq

LEXO EDHE:  Policia aksion në Durrës/ Procedohen penalisht 3 persona për vepra të ndryshme penale



Më tej Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu si shumë të rëndësishme, ka vlerësuar edhe marrëdhënien mes Policisë dhe qytetarëve.

“Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”, është shprehur Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE