LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon seanca parlamentare/ Basha tërheq protestuesit

26 Shkurt 2019, 19:08, Aktualitet CNA
Përfundon seanca parlamentare/ Basha tërheq protestuesit

Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare dhe daljes së deputetëve të mazhorancës nga salla e Kuvendit, kryetari i PD-së ka tërhequr protestuesit.

Protestuesit dhe militantët e PD-së janë udhëhequr nga Lulzim Basha në drejtim të selisë së Partisë Demokratike, nga ku mbajti dhe fjalën e tij para protestuesve.

Basha i bëri thirrje protestuesve që të mos bëhen skllevër, ashtu siç don kryeministri Edi Rama.

?Protestues, njerëz që keni vendosur të mos ulni kokën dhe të pranoni fatin e skllavit që Edi Rama kërkon ti japë shqiptarëve. Jeni ngritur kundër bandës kriminale që ka marrë peng Shqipërinë. Si minjtë kërkuan ti fshihen popullit, por ju sot treguat që shqiptarët të gjithë bashkë si asnjëherë tjetër të bëheni qindra dhe mijëra njerëz brenda disa orësh.

I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë. Sonte le ti çojmë këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit. Mosbindja civile do shtrihet nga Jugu në Veri?,-tha ndër të tjera Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga