LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD kërkon arrestimin/ Balla: Dako meriton të rizgjidhet

26 Shkurt 2019, 21:19, Aktualitet CNA
PD kërkon arrestimin/ Balla: Dako meriton të rizgjidhet

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i ka thurur elozhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Sipas tij, Dako ka bërë një punë të shkëlqyer këto vite dhe meriton të rizgjidhet.

Më tej Balla, është shprehur se rikandidimi i dakos është një çështje që i përket Asamblesë së PS-së.

Balla gjithashtu ka komentuar rrëzimin e kërkesës së PS nga KQZ-ja për ligjin e tre mandateve.

?Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer në këto vite. Ne nuk kemi deklaruar zyrtarisht rikandidimin për asnjë kandidat. Është një gjë që i takon asamblesë. Në 23 mars do të them dhe kandidatët për të gjitha bashkitë e vendit. Ju niseni nga emrat ne nisemi nga parimet. Ajo që është diskutuar sot është një lexim që KQZ i ka bërë kodit për sa i përket referencës për numrat, për mandatet. Unë kam një lexim që referenca në ligj i referohet tre mandateve. KQZ ka bërë këtë lexim sot, por përsëri insistoj që Vangjush Dako ka bërë një punë që meriton të rizgjidhet. Megjithatë kjo është një vendimmarrje që i takon Asamblesë së PS?,-u shpreh Balla në emisionin ?Dritare?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga