LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kopjon Ballën/  Ministrja Gjonaj: Protesta për të penguar Reformën në Drejtësi

26 Shkurt 2019, 17:55, Aktualitet CNA
Kopjon Ballën/  Ministrja Gjonaj: Protesta për të penguar

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, është shprehur se bojkoti i opozitës dhe zhvillimi i  protestave, po ndodhin se  po ngrihet sistemi i ri në Drejtësi.

?Unë jam e bindur që partitë politike opozitare janë jashtë kësaj salle sepse sistemi i ri i drejtësisë po ngrihet dita-ditës. Ashtu siç dëshmoi qartë pengesa e 2018 për magjistraturës, por fatmirësisht edhe kjo u superua. Reforma në drejtësi po prodhon rezultatet e saj më të mira.?- u shpreh  Gjonaj.

Më tej ministrja ka përmendur edhe fazën finale të formimit të SPAK-ut dhe BKH-s, duke i rreshtuar si fakte të shtuara që kanë sjellë irritimin e opozitarëve të korruptuar

?Po përgatitet paketa për prokurorët e SPAK, për rritjen ndjeshëm të pagës së tyre si dhe garantimin e një sërë të drejtash të tjera. SPAK, i cili në këtë moment është në procesin e ngritjes së tij, do të shuajë njëherë e mirë kulturën e pandëshkueshmërisë duke hetuar të gjitha dosjet e korrupsionit dhe duke ndëshkuar çdo zyrtar dhe ish zyrtar të përfshirë. Ju ftoj të votoni strukturat e reja?, – është shprehur Etilda Gjonaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga