LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy banane në ditë do t’ju shpëtojnë nga këto probleme shëndetësore

26 Shkurt 2019, 19:40, Aktualitet CNA
Dy banane në ditë do t’ju shpëtojnë nga këto

Bananja kontrollon dëshirën e të ngrënit

Nëse je një ndër ata persona që pas çdo vakti ndjehesh gjithnjë i uritur, atherë ky frut është për ty.  Ha një banane pas çdo vakti dhe do të shpëtosh njëherë e mirë nga uria pasi ke ngrënë tashmë një vakt të plotë.

Normalizon nivelin e sheqerit në gjak

Njerëzit që vuajnë nga diabeti mund të mos i kenë shumë të rregullta nivelet e sheqerit në gjak. Zakonisht për personat që vuajnë nga diabeti, mjekët rekomandojnë konsumin e  1 ose 2 banane në ditë.  Kjo për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak si dhe nivelin e triglicerideve.

Forcon sistemin imunitar

Hekuri që  gjendet në banane, ndihmon që  pllakëzat e hemoglobinës të veprojnë më mirë. Kjo bën që sistemi imunitar të përmirësohet. Në këtë mënyrë  trupi juaj do të jetë i mbrojtur nga bakteret dhe viruset që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga