Connect with Us

Dosja “339”/ Vangjush Dako reagon për CNA.al

Aktualitet

Dosja “339”/ Vangjush Dako reagon për CNA.al

Publikuar

-

vangjush dako reagon per cna.al

Dosja “339”, është kthyer në kryefjalën e politikës. Nga njëra anë është Opozita që thotë se “peshku i madh” i kësaj dosjeje është kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Një natë më parë në emisionin Opinion, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Denion Ndrenika, tha se  Vangjush Dako nuk është person nën hetim për dosjen “339”.

“Vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara. Fakti që personi nuk është nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë”, deklaroi Ndrenika.

CNA.al ka kontaktuar kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për të pasur dhe një qëndrim prej tij, në lidhje me akuzat që lëshohen drejt tij, ndërkohë që nga Prokuroria, zyrtarisht thuhet se vetë  ai nuk është nën hetim.

“A iu kanë thirrur z.Dako ndonjëherë në Prokurori për këtë çështje? Kush mendoni se po fshihet pas akuzave ndaj jush?”, kanë qenë disa nga pyetjet dërguar kryebashikut të Durrësit.

Dako, nuk ka dashur t’i komentojë me arsyetimin se ka thënë çfarë ka pasur të thënë.

“Nuk kam koment. Në të gjitha pyetjet jam përgjigjur edhe më herët”, ka thënë qetësisht Dako, duke lënë të kuptohet se të gjitha akuzat i konsideron politike dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

LEXO EDHE:  Video/ Basha: Rama pranë çadrës së opozitës, akt i ulët provokativ

Kujtojmë  se më herët kryebashkiaku Vangjush Dako është përplasur në distancë me kreun e PD, Lulzim Basha, në lidhje me akuzat për blerje votash.

Në dhjetor 2018, Dako me anë të një postimi në rrjetet sociale, iu kundërpërgjigj ashpër Bashës.

“Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. Nuk ke votë! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh. Mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruante Dako në rrjete sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plumba në shpinë e në brinjë/ Detaje nga krimi i rëndë në Peqin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrin paraditen e sotme në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia ka nisur kontrollin në të gjithë zonën, por ende nuk kanë një autor.



Të dhënat e para flasin se 45 vjeçari ka dy plagë me armë, një në shpinë dhe një brinjë.

LEXO EDHE:  Prokuroria e Krimeve të Renda heton atentatin ndaj Prokurorit/ Mësoni kush e udhëheq grupin

LEXO EDHE:  Prokuroria e Krimeve të Renda heton atentatin ndaj Prokurorit/ Mësoni kush e udhëheq grupin

Të tjera detaje të zbuluara janë viktima nuk është banor i Peqinit dhe sipas Prokurorisë së Elbasanit, dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkajn e zë amnezia/ Një kritik në prehërin e Lulit, mëshirojeni

Deputeti megaloman, qesharak dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj për të disatën herë ka përsëritur, se në rast se mblidhet Kuvendi i PD dhe Berisha fiton, ai do të ikë nga PD, por nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Në fakt, kjo është arsye më shumë për Foltoren, është një arsye më shumë për demokratët për të kuptuar,se kush është Agron Gjekmarkaj.

Është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, sepse ka vendosur deputetë të tillë që nuk vlerësojnë rregullin numër një të demokracisë, vendimin e shumicës, por duan tarafet e tyre, qejfet e tyre, postet e tyre, rrogat e tyre, pasurimin e tyre dhe nuk vlerësojnë as demokratët dhe as verdiktin e tyre.

Agron Gjekmarkaj është një njeri që ka haluçinacione të forta në daljet e tij mediatike.

Dikur një anti-bashist i theksuar, që akuzonte Lulzim Bashën deri tek familja, sot është kthyer në një Lulzims i vogël, thjesht dhe vetëm për rrogën e deputetit, pasi Mark Marku e futi në listën e Lezhës, pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Ai thjesht dhe vetëm kontribut quan daljen në televizion.

Në fakt, daljet në televizion dhe shkrimet, janë të përkthyera në para për xhepin e tij.

Pra, kur demokratët vuanin ishin të papunë rrugëve, luftonin kundër Qeverisë, Agron Gjekmarkaj llomotiste lart e poshtë dhe mbushte xhepin me para.

Tani mori edhe mandatin e deputetit pa asnjë lidhje me strukturat, pa bërë një fushatë të saktë dhe të qartë, pasi sot Lezha, dega e PD-së është e braktisur nga deputetët.

Mark Marku ka dhënë dorëheqjen, Gjekmarkaj nuk ka shkelur për asnjë ditë ti pyesë demokratët, për atë se çfarë po ndodh dhe si duhet të veprojë si përfaqësues i tyre.

Por, del nëpër media dhe thotë se po fitoi Foltorja edhe Berisha ai do të ikë, por jo si deputet, por do të ikë nga grupi i PD dhe do të qëndrojë deputet i pavarur.

Pra, sërish nxjerr kokën, lekët i do në xhep, t’i vendosë palë-palë  por jo të respektojë vendimet e demokratëve, të shkojë të marrë mendimet e tyre dhe të përfaqësojë ata. Këtë nuk do ta bëjë.

Prandaj, Gjekmarkaj dhe ikja e tij, është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, i cili zgjedh të tillë personazhe, megaloman, të paaftë, njerëz pa lidhje politike, të cilët interesin e parë kanë xhepin, apo bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Për dikë mund të duket qesharake, por kjo është e vërtetë.

LEXO EDHE:  Vendosja e NIPT-it për fermerët/ Basha: Kurth për futjen e tyre në skemën e TVSH-së.

LEXO EDHE:  Prokuroria e Krimeve të Renda heton atentatin ndaj Prokurorit/ Mësoni kush e udhëheq grupin

Dje, Agron Gjekmarkaj iu tregonte lart e poshtë shumë njerëzve, mesazhet e tij me Ramën, se si kishte mundur që në bashkëpunim me kryeministrin dhe Lindita Nikollën të rrëzonte grupin e PD-së, i cili mbështeste një kandidaturë për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Dhe ishte Gjekmarkaj, ai që në bashkëpunim me kryeministrin e kishte rrëzuar Valentina Dukën e Lulit dhe Lulzimsat e tjerë dhe ky ishte fitues.

Një arsye më shumë kjo, sërish për të hequr Lulzim Bashën, për të mbledhur Kuvendin, thjesht dhe vetëm për të treguar se Gjekmarkajt e Lulit duhet të ikin sa më parë e sa më shpejt të jetë e mundur me apo pa Kuvende.



Sepse, ata nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Ata janë mercenerë, megalomanë, të paaftë që nuk kanë parim, nuk kanë vlera, por për ta i vetmi fakt i rëndësishëm dhe argument që kanë për jetën dhe të ardhmen ësHtë si trashet xhepi i tyre.

Dhe Gjekmarkaj është shembulli kryesor dhe në disa dalje mediatike kërcënon se do të ikë.

E kë zu meraku se do të ikë Gjekmarkaj? Sa vota mund të krijojë Agron Gjekmarkaj? Çfarë opinioni ka Agron Gjekmarkaj?

Një megaloman që kujton se njerëzit e mbështesin, e dëgjojnë dhe do veprojnë siç thotë ai?

Por, në qoftë se njerëzit do ta dëgjonin, le të shkojë njëherë në Lezhë, në Kukës, në Korçë, në Vlorë, të dëgjojë demokratët dhe ta shikojë e ta kuptojë, kush ka më shumë rëndësi, broçkullat që ai thotë në media, vendimet e tij idiote apo mendimi i demokratëve.

Atje e kupton sa peshë që ka fjala.

Gjithsesi fjala e Gjekmarkajt ka peshë sa lekët që i jep prurësi më i parë./CNA.al

Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “U shit tek Rama, privatizoi dhe zhduku PD”

Si rilindi Agron Gjekmarkaj/ Nga “Basha ik” në “Luli lider”

Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe “lëpin” Bashën

I rilinduri Agron Gjekmarkaj thikë pas shpine Berishës

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutohet një 45 vjeçar/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/CNA.al

LEXO TE PLOTE