LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla i përgjigjet opozitës/ Zbulon pse Parlamenti nuk mblidhet të enjten

26 Shkurt 2019, 11:03, Aktualitet CNA
Balla i përgjigjet opozitës/ Zbulon pse Parlamenti nuk mblidhet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar, pas akuzave të opozitës, në lidhje me vendimin për të zhvilluar sot seancën plenare të Kuvendit, dhe jo ditën e enjte.

Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla bëri të ditur se në seancën e sotme është parashikuar i njëjti rend dite që ishte parashikuar për seancën e kaluar, por që u shty për shkak të protestës së opozitës. Ai ka hedhur sërish akuza ndaj opozitës, ndërsa theksoi se ?Sa më shumë ta afrohet dita e konsolidimit të drejtësisë së re do të kemi këtë shjellje antideokratike dhe antikushtetuese të opozitës?.

Gjithashtu Balla tha se vendimi për të mbledhur sot parlamentin dhe jo ditën e enjte, vjen për shkak se të enjten është data 14 mars, pra festohet Dita e Verës.

?Shikoni vendimin e Konferencës së Kryetarëve dhe do ta merrni përgjigjen. Ditën e enjte është data 14 mars. Pra, është ditë gëzimi. Është festa e Ditës së Verës?-tha ndër të tjera Balla.

Më tej, deputeti socialist tha se në seancën e sotme do miratohen ligje të rëndësishme për Reformën në Drejtësi.

Po, ashtu ai paralajmëroi se mazhoranca nuk do të tërhiqet, pavarësisht protestave të opozitës.

?Në seancën e sotme do të miratojmë ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi. Ne jemi të vendosur për të çuar deri në fund mandatin e dhënë nga qytetarët?-deklaroi Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga