Makina përfundon në kanal/ Plagosen katër persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin ...
Drejtori i Burgut Drenovë Novruz Hoxha, bashkë më ish drejtorin Juridik akuzohen se kanë vjedhur karburantin e institucionit për përdorim personal.
Madje juristi është filmuar duke ngarkuar bidonët me karburant në makinën e tij. Ndërsa një tjetër punonjës është fotografuar duke mbushur me bidon automjetin në pronësi të drejtorit, brenda rrethimit të burgut Drenovë.
Pas daljes së këtyre videove Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kërkoi nga prokuroria nisjen e një procedimi penal. Një muaj pasi filloi procedimi penal, juristi dha dorëheqjen nga puna, ndërsa drejtori ndërroi pronësinë e automjetit. Institucionet drejtuese nuk kanë marrë asnjë masë ndaj asnjërit prej tyre pavarësisht videove dhe fotove që janë bërë objekt i Kontrollit të Shërbimit të Brendshëm. Madje, edhe në dhënien e informacionit për median, përgjigja zgjati më shumë se zakonisht pasi sipas tyre kjo çështje ish nën hetim dhe duhej të pritej deri sa hetimet të përfundonin.
Në redaksinë e Fiksit, në e-mailin zyrtar mbërritën disa video dhe foto ku shfaqen individë dhe automjete në të cilat janë duke u ngarkuar bidonë të mbushur me karburant dhe njëra prej makinave është duke u mbushur me karburant nga një punonjës. Të gjitha këto pamje duken të jenë brenda rrethimit të Burgut Drenovë, ashtu siç pretendon edhe denoncuesi. Gazetarët e Fiksit fillimisht kontaktuan me drejtorin e IEPV-së, Novruz Hoxha.
Ai fillimisht pranon të japë intervistë, por pasi merr vesh që gazetarët dispononin pamje refuzon kategorikisht.
Pas këtij refuzimi gazetarët ju drejtuan më një shkresë Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit ktheu përgjigje rreth një muaj më vonë. Ata pretendojnë se kjo çështje është nën hetim nga prokuroria dhe deri sa të mbarojnë hetimet nuk mund të shprehen lidhur me këtë çështje.
Gjatë kësaj kohe gazetarët verifikuan se kush ishin pronarët e automjeteve që shfaqeshin në video. Nga ky verifikim rezultoi se njëri prej automjeteve ishte i Eduart Grecit dhe tjetri i një personi me inicialet L.S. Për këto dy emra, Fiks Fare pyeti sërish ministrinë, mbi pozicionet që ata kanë mbajtur apo mbajnë pranë IEPV-së Drenovë. Në përgjigje cilësohet se Eduart Greci ka mbajtur detyrën e specialistit në sektorin juridik.
Ndërsa shtetasi L.S. nuk ishte punonjës i burgut. Për këtë arsye Fiksi gërmoi pak më shumë dhe mësoi se shtetasi L.S ish pronari i ri i automjetit.
Pronari i vjetër i automjetit ishte vetë drejtori i IEPV-së Drenovë, Novruz Hoxha. Në video duken qartë ish juristi Greci tek mbush makinën e tij me bidonë me karburant në brendinë e IEPV Drenovë.
Në një tjetër video duket një makinë e tipit mercedes gri me targa AA584AM që mbushet po me karburant nga një punonjës i burgut po brenda këtij institucioni. Makinë kjo e drejtorit Hoxha, por që pas fillimit të hetimeve i është ndryshuar pronësia.
Pavarësisht refuzimit të parë, në daljen e këtyre fakteve të reja, gazetarët u nisën sërish drejt burgut të Drenovës. Gjatë telefonatës që patën me drejtorin e pranon që i ka ndërruar pronësinë automjetit, por nuk e sqaron pse. Ai thotë se është një person i skanuar në prokurori dhe se për këtë arsye po heton prokuroria.
Gazetarët e pritën jashtë rrethimit të burgut drejtorin për ta intervistuar, por ky i fundit me anë të shefit të turnit njoftoi se është nisur në Tiranë. Pak minuta më vonë, ai shihet tek hynë vjedhurazi në institucion i ulur në sedijen e pasme të një mjeti i cili futet me shpejtësi brenda burgut.
Madje ndaj këtij mjeti nuk u ushtrua as kontroll siç e kërkon rregullorja.
Gazetarët ia kërkojnë oficerëve roje të konfirmojnë hyrjen në institucion të drejtorit Hoxha , por asnjëri prej tyre nuk e pranon. Vetëm pas një ore dhe këmbënguljes së gazetarëve i njëjti shef turni pranoi që drejtori ishte rikthyer në institucion, pasi kishte takim me një tjetër gazetar. Takim që nuk e ndërpriste dot por do të na njoftonte pasi të dilte gazetari. Por edhe kur doli gazetari, asnjë njëri nuk donte të lajmëronte dhe drejtori u tregua kategorik në refuzimin e një intervistë për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me këtë ngjarje.
Gazetarët e Fiks Fare u munduan të zbardhin këtë ngjarje brenda një muaji, ndërkohë prokuroria ka që në Tetor që e heton edhe ende nuk ka dalë me përfundime.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin ...
Deklarata e fortë e kreut të opozitës Lulzim Basha për arres...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmjen e sotme ishte i...
Zv.kryeministri, Erion Braçe e ka cilësuar vendimin e opozit...
Deklarata e Lulzim Bashës për një arrestim të shpejtë të kry...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, e ftuar në emision...
Një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë tre automjet ...
Ish kryeministri, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrj...
Situata që zotëron vendin është e paprecedent. Është një sit...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emisio...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e qenë prezente në emision...
President i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “5 P...
Ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka zbuluar se rruga e ve...
Djegia e mandateve nga ana e opozitës u komentua nga ish-nën...
Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi i qenë prezent në emi...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë prononcimit të tij për...
Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë...
Parlamenti Europian, gjatë një koferenvce për shtyp deklaroi...
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, ka qenë sot në K...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Kamzë...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...