LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë! Alketa Vejsiu me rroba banjo në mes të dëborës

25 Shkurt 2019, 10:10, Lifestyle CNA

Alketa Vejsiu po e shijon fundjavën shumë larg Tiranës.

Moderatorja shqiptare ka ndarë disa foto mjaft të këndshme në Instagram, nga ku zbulon edhe destinacionin e saj këtë fund shkurti.

Alketa ka zgjedhur Italinë e mrekullueshme me borë për të kaluar disa ditë larg zhurmës së Tiranës dhe në ajër të pastër.

Megjithatë ndonëse temperaturat duken të jenë me minus, moderatorja ka guxuar duke pozuar me rroba banjo trup që i tregojnë trupin elegant.

Ndonëse vera s?ka ardhur ende, si rrallëherë Alketa ka ekspozuar linjat e saj fantastike për të cilat jemi të sigurt se nuk i është dashur fare dietë.

Aventurat e moderatores nuk mbyllen me kaq pasi ajo ka bërë edhe një xhiro me kuaj në dëborë, videon e së cilës e ka publikuar në Instastory.

Fotot me rroba banjo në dëborë janë bërë të shpeshta këtë dimër duke përmendur këtu Anxhelinën apo Bleona Qeretin, por kjo e Alketës është e rrallë vërtet, pasi moderatorja është treguar gjithnjë e rezervuar me daljet e tilla provokuese.

Epo tani mezi presim foto të tjera!

Lajmet e fundit nga