Connect with Us

Si ia bëjnë yjet që duken një mrekulli në tapetin e kuq?

Kryesore Show Biz

Si ia bëjnë yjet që duken një mrekulli në tapetin e kuq?

Publikuar

-

Të gjithë yjet e nominuar për çmimet Oscar me siguri duhet të jenë duke u bërë gati për tapetin e kuq të mbrëmjes së sotme (e diel), por mendoni se shumica prej tyre ia kanë besuar shkëlqimin momentit të fundit?

Sigurisht që jo! Mjekë të kirurgjisë plastike thonë se shumica e tyre kanë mbi 1 muaj që përgatiten për natën e madhe.

“Ne fillojmë t’i përgatisim yjet muaj përpara që atë ditë të duken sa më natyralë. Përpiqemi të bëjmë gjëra që askush të mos i dallojë, përndryshe të gjithë do merren me të.”

Përveç kësaj, ai tregn se VIP-at e nisin me injeksione si botox apo fillera 6 javë para ceremonisë në zona specifike të fytyrës, në veçanti mollëzat.

6 javë është mjaftueshëm që lëkura të zbutet  dhe të shkëlqejë në mënyrë natyrale.

Përsa i përket trupave të tyre, që duken si të gdhendur para tapetit të kuq, mjeku tregon se bëhet liposuction ose “ngrirje e shëndetit” në zonat ku është e nevojshme.

Por sa kushton të dukesh një divë në tapetin e kuq të Oscar-it?

Fillon nga 20.000$ deri në 40.000$ dhe kjo është vetëm një pjesë e përgatitjes!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Çfarë ndodhi? Ish-gruaja e partnerit të ri të Lady Gaga-s “thumbon” me një mesazh indirekt këngëtares

Publikuar

-

lady gaga perlotet

Prej disa muajsh portalet u “mbushën” me lajmet se këngëtarja e njohur Lady Gaga ishte në një lidhje me aktorin Bradley Cooper. Por së fundmi ajo hodhi poshtë gjithe zërat pasi u fotografua në një darkë romantike me të dashurin e saj të ri Dan Horton, teknik zëri, me të cilin ajo u pa duke u puthur.

Por , ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-bashkëshortja e Horton e cila  ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, përshkrimi i së cilës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Poker face”- është përshkrimi i fotos, fjalë të cilat në fakt janë pjesë e këngës së Lady Gaga-s.

Ende nuk dihet nëse kjo ishte thjesht rastësi, apo ish-bashkëshortja e Horton po përpiqet t’i japë një mesazh këngëtares.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Ka ardhur momenti të mbyll këtë kapitull”/ Moderatori i njohur shqiptar largohet nga emisioni i mëngjesit

Publikuar

-

Pas 3 sezonesh të suksesshëm, moderatori i njohur i emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”, Arbër Çepani, ka lajmëruar së fundmi përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Instagram se po largohet nga emisioni.

Ai ka vendosur ta mbyllë këtë kapitull për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive.

“3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit…Kanë qene ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale. Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymëmarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjesëtar të stafit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nga gazetarët tek kameramanët.”-shkruan Arbri.

“Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim, Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vërtetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonjë studim mbi “harmoninë midis kolegësh”! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe përqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mëngjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë. Dhe nga zemra faleminderit”-ka përfunduar ai.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: