LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Arta Markut/ Gent Ibrahimi tenton t'i shpëtojë skandalit

25 Shkurt 2019, 09:55, Aktualitet CNA
Shkarkimi i Arta Markut/ Gent Ibrahimi tenton t'i shpëtojë

Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan në datë 29 Janar 2019 një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Rreth një muaj më pas me datë 22 Shkurt 2019, Këshilli i Lartë i prokurorisë vendosi të refuzojë kërkesën e opozitës, për shkarkimin nga detyra të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

KLP, cilësoi këtë kërkesë të opozitës jashtë kompetencave të saj.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Gent Ibrahimi, nuk tha asnjë sqarim për mediat, duke lënë të kuptohet se nuk ka institucion që shkarkon kryeprokuroren.

?Këshilli vendosi që t?ia delegojë kryetarit të drejtën që t?i përgjigjet shkresës së ardhur nga Kuvendi në mënyrë administrative, sepse Këshilli nuk është organ që del me rozoluta, del me diskutime, por Këshilli merr vendime?. ka thënë Ibrahimi për mediat.

Në fakt, sipas Ligjit Nr. 97/2016 mbi procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në nenin 28  përcaktohet se organi përgjegjës për përzgjedhjen është Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe se ky i fundit përzgjedh kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm, ndër ata që përmbushin kushtet e parashikuara në këtë ligj.

Pas vendimit të KLP-së, kanë ardhur reagime të ashpra nga Opozita, të cilët kanë thënë, se KLP dhe Arta Marku janë të kapur nga Qeveria.

Por, sot, Gent Ibrahimi është zgjuar, duke iu kundërpërgjigjur Opozitës.

“Procedimi bëhet nga Kolegji i Apelimit dhe nuk shqyrtohet nga KLP. I takon Isnpektoriatit të Lartë të Drejtësisë Procedimi”, ka thënë Ibrahimi./CNA.al

Shpërthejnë skandalet në drejtësi/ “Klani” i Arta Markut instalon terrin informativ

Lajmet e fundit nga