LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari përjashtohet nga PD?/ Befason Grida Duma

25 Shkurt 2019, 16:18, Aktualitet CNA
Rudina Hajdari përjashtohet nga PD?/ Befason Grida Duma

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari e cila ende nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetes në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme sqaronte se së shpejti do të dilte në një qëndrim publik.

Në lidhje me qëndrimin e Hajdarit është pyetur ish-deputetja Grida Duma nëse për të do të mbahet një qëndrim i njëjtë me deputetin Myslym Murrizi.

Kësaj pyetje Duma iu përgjigj se nuk është një diskutim që duhet bërë me të pasi vendimet i përkasin Kryesisë së PD.

?Nuk bëhet me mua ky diskutim. Marrja e vendimit për këdo është bërë në Kryesinë e PD-së, ku kolegët kanë marrë fjalën dhe kanë thënë mendimin e tyre individualisht. Unë besoj që ishte respektim statutor i statutit të ri (në rastin e Murrizit), ku është përfshirë edhe termi përjashtim. Nuk dua të shprehem personalisht për këtë vendim sepse është vendim nga forumet e partisë?,-është shprehur Duma në një lidhje direkte në emisionin ?Top Talk?./CNA.al

Lajmet e fundit nga