LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Pandeli Majko kryeministër?  

25 Shkurt 2019, 08:31, Aktualitet CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me pamjet nga transformimi i urgjencës të shërbimit infektiv, sipas tij me kushte të përmirësuara dhe me një standard të ri shërbimi për qytetarët.

Rama gjithashtu ka thumbuar edhe opozitën, ku sipas tij e lanë pushtetin pas shumë vitesh dhe dallimi është i qartë.

?MIRËMËNGJES dhe me dy pamjet e dy qeverisjeve të sistemit shëndetësor në dy kohë të ndryshme, duke ju lënë ta bëni vetë dallimin mes momentit kur ata e lanë pushtetin pas shumë vitesh dhe momentit kur ne jemi ende në mes të punës, ju uroj një javë të mbarë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këti postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente dhe akuza në drejtim të kreut të qeverisë dhe gjithë klasës politike.

?Mallkuar qofsh ti edhe ata se njelloj jeni vendin e boshashtiset veq pensionistat kan ngelur ketu….ne dreq te mallkuar perfundofshi te gjith si klas politike..?-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër ironizon Ramën në lidhje me emërimin e Elisa Spiropali, si Ministre të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa shkruan ?Ore asgje sduam, edhe votën do të ta japim, aman vetëm atë Spiropalin mos na e nxir përpara se ja ka shpif çdo Shqiptari!!!?.

Gjithashtu, një tjetër shkruan ?Ca i ke keto krahasime more po pse ai ca do thote si gjeti ruget si beri ja fusni krit shpulla te dy e keni per detyre se si beni na paret tuaja shif rit rogat ate bej se me shume.keni reklama se pune pa perjashtim kini humb besimin e te ardhmes e shpresen per te nesermen?.

Ndërsa një tjetër qytetar thekson se asnjë nuk e do Ramën dhe propozon që karrigen e Kryeministrit ta marrë ministri për Diasporën, Pandeli Majko. ?Kryeminister qe nuk ka turp je vetem ti ne glob. Leshoja postin Pandeli Majkos se e flliqe karrigen. A e kupton se populli nuk te do.??-shkruan qytetari.

Gjithashtu një tjetër qytetar i cili jeton në emigrim shkruan ?Mirmengjes Edi Rama. Une jetoj ne Itali, ne Shqiperi kam prindrit qe jetojne vetem me pensionin qe kane. Vetem per dritat nuk i dalin .po mos ti ndimoja une kishin vdekur per copen e bukes. Shikoni popullin qe ka nevoje per pune e te ndimoni kush ka nevoje , jo filmat qe vini.?.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

Lajmet e fundit nga