LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi “kryqëzon” Bashën/ Të kërkojë falje

25 Shkurt 2019, 19:50, Aktualitet CNA
Patozi “kryqëzon” Bashën/ Të kërkojë falje

Djegia e mandateve nga ana e opozitës u komentua nga ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi në emisionin ?Mbrëmje?, në TV “ABC News”.

Patozi u shpreh se nuk i besonte Bashës sepse, sipas tij, ai është po i njëjti person që bëri pazar me kryeministrin Edi Rama.

Më tej Patozi tha se Basha duhet të kërkojë falje për të parën herë, pasi nuk mund të jetë hero edhe kur bëri pazarin edhe tani që doli nga sistemi.

?Nuk i besoj Bashës edhe kur bëri pazarin edhe kur kërcënoi për luftë se është i njëjti person. Basha nuk duhet të bënte pazar me Ramën. Të lejohet gara, respekti për kundërshtarin po jo pazari. Basha bëri pazar. Të kërkojë falje për herën e parë. Nuk mund të jesh hero edhe kur bëre pazarin dhe tani që ke dalë nga sistemi.

Këta që duan të gjejnë një rast të ngjashëm e kanë gjetur në Italinë e viteve ?20 në kohën e Musolinit. Po krahasohemi me 100 vjet përpara. Ky vendim duhej të merrej me përulësi. Këtu u bë garë se kush të firmoste i pari. Basha duhet të godiste sistemin dhe jo Edi Ramën, se problemi është sistemi. Ndryshimin e bën koshienca politike?,-tha ndër të tjera Patozi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga