LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Dashamir Shehi/ Kjo është koha e opozitës

25 Shkurt 2019, 13:01, Aktualitet CNA
Paralajmëron Dashamir Shehi/ Kjo është koha e opozitës

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha me aleatët, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka paralajmëruar se tashmë do të jetë radha e opozitës dhe se nuk do të tërhiqen në aksionin e tyre.

?Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar.?-tha Shehi.

Po ashtu u ka drejtuar një mesazh edhe ndërkombëtarëve, ndërsa theksoi se ?Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, ne i mirëkuptojmë, por duhet që të kuptohet se sa të jetë Rama do ketë drogë dhe jo stabilitet.?

Lajmet e fundit nga